fbpx

Mexhiti: Bot Pazari do të ketë pamje të re moderne

-

Këshilli i Komunës së Çairit në seancën e sotme e miratoi projekt Planin e detajuar urbanistik (PDU për Kuartatin e qytetit CS 02 Blloku 4) për rikonstruktim dhe mbindërtim të tërësishëm të Bit Pazarit. Në drejtim të zbatimi procedurës së duhur dhe transparente dhe në pajtim me rregullativat do të vijon anketë publike dhe prezantim publik në të cilën personat e interesuar juridik apo fizik do të mund të dorëzojnë propozimet dhe vërejtjet e tyre të cilat pastaj do t’i shqyrton Komisioni Profesional dhe do të merren parasysh në fazat vijuese për zhvillim të këtij projektit.

„Bit Pazari është një ndër tregjet më të mëdha të gjerbërta në vendin tonë, ku ekzistencën sigurojnë një numër i madh i familjeve. Me projekt planin e ri pasi që ti tejkalon procedurat do të rritet numri i tezgave, do të bëhet projekt i ri i cili do të siguron numër të mjaftueshëm të vendeve për parking me çka pazari i ri do të merr pamje moderne.  Ideja është që në projektin e ri të përfshihen të gjitha tezgat të cilat tani janë jashtë pazarit me çka do të hapet rruga drejt teatrit dhe rruga 192, do të shkarkohet edhe trotuari deri te Shtëpia Tregtare Mavrovasja. Kështu që do të hapet edhe hapësirë drejt Çarshisë së Vjetër të Shkupit, me çka do të sigurohet një dimension të ri urban” tha Kryetar i Komunës, Izet Mexhiti.

Prej që do të mbaron debati dhe prezantimi publik, Komisioni profesional do të dorëzon konkluzion, me çka do të nis procedura e propozim të Planit të detajuar urbanistik (PDU-së), i cili duhet të merr mendim pozitiv nga ana e të gjithave institucioneve publike dhe private të përfshira në të. Pas kësaj faza do të dorëzohet procedura e pajtueshmërisë nga ana e Ministrisë së transportit dhe lidhjes dhe më në fund Këshilli i Komunës së Çairit do të sjellë vendim për miratimin e Planit të detajuar urbanistik të Bit Pazarit.

Sipas planeve ndërtimi duhet të zgjat një vjet. Që të mos prishte orari i punës së Bit Pazarit është e planifikuar që punët ndërtimore të zhvillohen në etapa..

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.