fbpx

Aleksov: Ka kohë deri në zgjedhje, lista mund të bëhet për disa muaj

-

Sonte pasdite pritet vazhdimi i takimit të Grupeve të Punës, lidhur me listën zgjedhore, votimin e diasporës, KSHZ-në, përbërjen e saj, etj. Takimet po mbahen nën mbikëqyrjen e ekspertit belg Vanhoutte. Mbrëmë askush nuk dha hollësi PËR takimin e djeshëm, dhe përparimin e mundshëm, megjithatë, nga lëvizja Most, thonë se lista duhet të krijohet me regjistrim aktiv, dhe se ajo duhet të jetë përgjegjësi vetëm e KSHZ-së dhe jo e Ministrisë së Brendshme.

Votimi i diasporës dhe lista e votuesve janë dy pikat për të cilat aktualisht diskutojnë grupuet punuese partiake me ndërmjetësim edhe të ekspertit Peter Vanhoutte, të cilat kanë filluar me implementimin e marrëveshjes së 2 Qershorit. Drejtuesi i iniciativës qytetarë, “Most”, Darko Aleksov, tha se në takimin paraprak, OSBE, eksperti belg dhe përfaqësuesit partiak kanë marrë edhe mendimin e sektorit civil dhe ekspertëve për këto dy pika. Aleksov tha se “Most” ka propozuar që për listën e ardhshme zgjedhore t’i jepen të gjitha kompetencat Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe jo të furnizohet me të dhëna që do t’I ofrojë Ministria e Punëve të Brendshme. Grupet e punës shqyrtojnë edhe propozimin për paraqitje paraprake të votuesve.

Darko Aleksov, “Most”

“Dhamë propozim që të shkohet me regjistrim aktiv të votuesve, që nuk është edhe i re si propozim i MOST. Me regjistrimin aktiv dhe përpilimin e listës krejtësisht të re të votuesve, në fakt, KSHZ do të jetë institucioni, apo organi që do të mund dhe do të jetë pronar i plotë i listës zgjedhore. Nëse diçka nuk shkon në rregull do të mund ta lokalizojmë në mënyrë precise përgjegjësinë dhe në mënyrë adekuate edhe të veprojmë.”

Most, ka kërkuar ndryshim edhe për diasporën, duke kundërshtuar modelin aktual për voton e deputetëve që vijnë nga jashtë.

Darko Aleksov, “Most”

“Kemi mungesë serioze balance në vlerën e votave me të cilat është zgjedhur një deputet në diasporë, vizavi, votave që nevojiten për t’u zgjedhur një deputet në Maqedoni në cilëndo qoftë nga gjashtë njësitë. E dini se në njërën nga njësitë zgjedhore kishim deputetë nga diaspora me 900 vota, ndërsa në Maqedoni pragu më i ulët është mes 7 500 deri 8000 vota.

Aleksov e vlerësoi si pozitive praktikën e konsultimit të sektorit joqeveritar dhe sugjeroi edhe zgjerimin e spektrit të ekspertëve që mund të kontribuojnë në përmirësimin e procesit zgjedhor në Maqedoni. Optimist për rezultate pozitive nga grupet punuese është shprehur edhe eksperti belg, Peter Vanhoutte.

Peter Vanhoutte, ndërmjetësues në grupet e punës

“Unë jam gjithmonë optimist. Kjo është puna ime. Sikur të mos isha optimist, nuk do të isha këtu”

Ndërkaq, edhe Lëvizja për reforma në PDSH doli sot me 6 pika, që sipas tyre meritojnë të merren parasysh nga grupet e punës. KSHZ të formatohet dhe të zhvishet nga politika, falë emërimit të anëtarëve me konsensus kuvendor, 2, lista të jetë kompetencë vetëm e KSHZ-së dhe jo MPB-së apo Entit të Statistikave, Maqedonia të jetë një njësi e vetme zgjedhore me prag zgjedhor prej 3%, ndërsa diaspora të jetë gjithashtu një njësi zgjedhore, prej nga të dalin vetëm 2 deputetë, një shqiptar e një maqedonas. Lëvizja për reforma kërkon gjithashtu që presidenti të zgjidhet në kuvend.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.