fbpx

Me autobusët e rinj të MAN dhe aplikacionit celular, NTP do ta rrit numrin e udhëtarëve (Infografik)

-

Me autobusët e NTP – Shkup vjet janë transportuar 44.1 milionë udhëtarë ose për rreth gjysmë milioni më pak se në vitin 2018-të. Trendi i uljes së transportimit të udhëtarëve zgjat minimum gjashtë vite mbrapa, gjatë së cilës NTP, theksojnë se kjo gjendje negative do të ndalohet sivjet me furnizimin e autobusëve të rinj MAN dhe sjelljen e kushteve të volitshme për shfrytëzuesit e transportit publik, njofton Meta.mk

Nga NTP – Shkup për “Meta.mk” informojnë se në vitin 2019-të gjithsej me transport publik janë transportuar 57,2 milionë udhëtarë. Prej tyre 77,1% i kanë shfrytëzuar autobusët e NTP-së, ndërkaq autobusët privat të linjave qytet – jashtë qytetit kanë transportuar 13,1 milionë udhëtarë. Nga Ndërmarrja e Transportit Publik theksojnë se fotografia reale për transportim të udhëtarëve mund të jetë më tjetër, pasi që në fakt bëhet fjalë për statistikë të numrit vjetor, pra sipas vërtetësisë së kartelës “Skopska” dhe pagesës nëpërmjet telefonit.

Përgjigjen për ulje të vazhdueshme të udhëtarëve, NTP e kërkon në politikat liberale për importimin e automjeteve të vjetra prej jashtë vendit, por edhe për shkak të shfrytëzimit të lartë të biçikletave, trotineteve dhe mjetet tjera alternative për transport nga ana e qytetarëve. Megjithatë, nga NTP, vlerësojnë se investimet që vjet janë bërë nga Qyteti i Shkupit dhe nga ana e tyre këtë vit do të nxjerrin frytet, gjegjësisht do të rritet numri i udhëtarëve.

“Konstruksioni i autobusëve të rinj MAN do të mundësojë qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve nëpër automjetin, që automatikisht do ta ulë kohën e qëndrimit në stacione. Besojmë se bileta për një vozitje do të mundësojë që në mënyrë të pa ndalur të shfrytëzohet transporti nga ana e turistëve dhe qytetarëve tjerë të cilët e përdorin transportin në mënyrë incidente”, thonë nga NTP.

Në kohë sa më të shkurtër për qytetarët do të jetë i qasshëm edhe aplikacioni për shfrytëzim më të lehtë të transportit publik, me të cilin vetë udhëtarët nëpërmjet telefonave celular do të munden të sigurojnë informata për orarin e vozitjes në kohë reale, t’i blejnë shërbimet për shfrytëzimin e transportit publik dhe ta shfrytëzojnë hartën për planifikim të udhëtimeve.

Të dhënat nga raportet vjetore për punë të NTP – Shkup tregojnë se nga viti 2014-të e deri më sot numri i udhëtarëve të transportuar është ulur për 8,5 milionë udhëtarë. Përpara gjashtë viteve, me autobusët e NTP-së kanë udhëtuar 52,9 milionë udhëtarë nëpër tërë qytetin. Deri në janar të vitit 2017-të, NTP ka caktuar numër të udhëtarëve të transportuar sipas sasisë së shitur të biletave dhe numrin e konfirmuar mujor të udhëtimeve. Në tre vitet e fundit, ky numër llogaritet sipas numrit të kartelave të vërtetuara “Skopska” ose me telefon celular gjatë hyrjes në autobus.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.