fbpx

“Link Media Plus”, kompania për lopata, tenderë dhe tullumbace të arta

-

Stolisja e rrugëve për Vitin e Ri, ujitjen e pjesëve për mbjellje, përpunimin e materialit për Vitit të Ri, përpunimin e banderolave kontrolluese, furnizimin e pajisjes sportive dhe fanellave sportive, rregullimi hortikulturorë, kjo është vetëm një pjesë e tenderëve që kompania “Link Media Plus” i merr nga komunat e Shkupit, Qyteti i Shkupit dhe ministritë.

Kundër pronarit të kësaj kompanive, Gjorgji Vukov, në vitin 2008-të policia financiare ngriti kallëzim penal për fshehjen e tatimit, por pas procedurës së zbatuar akuza është tërhequr. Vukov nëpër mediumet njihet edhe nga ndërtimi i kishës “Sv. Lidia Makedonska” dhe për blerjen e lopatës së artë në ankandin i cili  mbajt pas vendosjes së gur-themelit të kësaj kishe.

Rreth tenderëve që i ka fituar kjo kompania kishte diskutim në Kuvend që në vitin 2009. Deputeti i LSDM-së, Goran Minçev atëherë tha se kompania “Link Media Plus” për rreth 1 vit ka fituar edhe tre furnizime tjera për MPB-në, gjegjësisht dy për fanella dhe një për banderola. Bëhet fjalë për kontrata që tejkalojnë shifrën prej 1 milion euro. Pronari i “Link Media Plus”, z. Gjorgji Vukov, i cili, krahas asaj që kishte fituar kallëzim penal për fshehje tatimi nga kontrolli financiar, është i qëlluar për Ju ministre, që kryej edhe të paktën dhjetëra furnizime për institucione shtetërore apo komunale”

Tentuam të marrim deklaratë nga pronari i kompanisë “Link Media Plus”, që ta pyesim se si ka përparuar kompania, por nga kompania me përgjigje se drejtori është shumë i zënë dhe se nuk është i interesuar të përgjigjet në këto pyetje.

Rekorder për stolisje të Vitit të Ri

Kjo kompani është rekorder në stolisjen për Vitin e Ri. Disa vitet e fundit bën stolisjen e thuajse të gjitha komunave në Shkup ndërsa tenderë ka fituar edhe në Strumicë, Gjevgjeli dhe qytete tjera. Sipas pohimeve jozyrtare nga komunat, “Link Media Plus” është kompania e vetme që paraqitet nëpër tenderët për stolisje në Vitin e Ri.

Për biznesin me stolisjen për Vitin e Ri, prej vitit 2009 deri 2014, “Link Media Plus” ka fituar thuajse 1,5 milion euro. Tenderët me të cilat i ka fituar këto mjete, kompania i ka marrë nga Qyteti i Shkupit dhe komunat Karposh, Aerodrom, Gazi Babë dhe Kisela Voda. Në këtë shifër nuk llogariten paratë e komunës Qendër dhe Gjorçe Petrov.

Qyteti i Shkupit për këtë shërbim ka paguar 56.727.286 denarë gjegjësisht 922.394 euro, me atë që këtë vit së bashku me “Link Media Plus” stolisjen e ka kryer edhe kompania “Lutariko”. Komuna e Karposhit prej vitit 2001-2014 ka paguar 21.550. 000 denarë apo 350.406 euro ndërsa ajo e Gazi Babës për stolisjen e Vitit të Ri për periudhën e njëjtë ka paguar më shumë se 5,8 milion denarë apo 95.528 euro.

Deri tek komunat dërguam pyetje se cilat kompani kanë zbukuruar prej vitit 2009 deri 2014 dhe sa mjete kanë fituar për këtë. Nga disa komuna morëm përgjigje jo të plota.

-Këtë vit tenderin për stolisje e fitoi “Link Media Plus” dhe për këtë është ndarë shifër prej 2 milion denarëve. Për të gjithë vitet e mëhershëm, të dhënat janë publikuar në byronë për furnizime publike, na thanë nga komuna e Kisela Vodës.

Nga komuna Gjorçe Petrov na thanë se prej vitit 2009 deri 2014, kanë paguar më shumë se 6 milion denarë, por deri vitin 2013 nëpër tenderë ka fituar kompania “Dora –donka” ndërsa këtë vit ka filluar të stolis kompania “Link Media Plus”.

-Prej vitit 2009 deri 2014, përfshirë edhe stolisjen e Vitit të Ri, janë shpenzuar 6.222.452 denarë. Prej vitit 2009 deri 2013, stoliste kompania “Dora-donka” ndërsa këtë vit stolis “Link Media Plus”- u përgjigjën nga komuna Gjorçe Petrov.

Komuna Aerodrom me “Link Media Plus” ka lidhur kontratë vetëm në vitin 2010, për çka ka paguar 3 milion denarë.

-Kur jemi tek stolisja këtë vit, ne me dritat e njëjta të Vitit të Ri të marra në vitin 2010, që ende mund të përdoren, simbolikisht i zbukuruam pjesët e mbjella në mes të rrugës në tre bulevardet kryesore të komunës. Prej vitit 2010 e këtej nuk japim asnjë denarë për stolisje për Vitin e Ri- u përgjigjën nga komuna Aerodrom.

Përgjigje ndaj pyetjeve nuk morëm nga komuna Qendër, edhe pse pritëm dy javë. As për këtë, e as për vitet e kaluara kur kryetar komune ishte Vladimir Todoroviq. Por, sipas paralajmërimeve për kontratë të lidhur për furnizime publike që i gjetëm në Byronë për furnizime publike, këtë vit komuna Qendër ka lidhur kontratë për stolisje me “Link Media Plus” për 48.734 euro. Njoftim për marrëveshje të lidhur me “Link Media Plus” ka edhe për vitin 2012, kur komuna është obliguar të paguaj 68.292 euro për përpunimin dhe realizimin e projektit për ndriçim dhe stolisjen në suazat e pritjes së Vitit të Ri.

Lopatë të artë

Duket se biznesi me stolisjet për Vitin e Ri janë paguar, kështu që Gjorgji Vukov, pronari i kompanisë “Link Media Plus”, mund t’ia lejoj vetes të ndërtojë kishë. Para më shumë se 1 muaji, në lagjen Çento, Vukov mori pjesë në vendosjen e gur- themelit të kishës “Sv. Lidia Makedonska”. Pas përfundimit të ceremonisë së vendosjes së gur- themelit, të cilën e udhëhoqi kryepeshkopi i KOM-it, Stefan, u mbajt ankand për lopata. Lopatën e artë me shumë prej 5000 euro e bleu ndërtuesi i kishës, Gjorgji Vukov.

Hidhet poshtë akuza kundër Vukov

Në vitin 2008, policia financiare ngriti kallëzim penal kundër pronarit të “Link Media Plus” për fshehje tatimi, por pas procedurës së zbatuar, në suazat e të cilës kërkohen më shumë ekspertiza, prokurori publik ka tërhequr akuzën.

-Pas akuzës së ngritur kundër personit për kryerjen e veprës penale- fshehje të tatimit, janë ndërmarrë veprime në drejtim të vërtetimit të fakteve dhe dëshmive në lëndë. Prokuroria kompetente ka ngritur akuzë, pas çka është zbatuar procedurë, ku janë kërkuar disa ekspertiza. Gjatë bastisjes kryesore, janë paraqitur rrethana të reja dhe dëshmi nga të cilat del se në veprimtaritë e të akuzuarit nuk ka elemente të veprës penale, pas çka prokurori publik ka tërhequr akuzën- u përgjigjën nga Prokuroria publike.

Sipas kallëzimit penal nga viti 2008, Vukov dhe kompania e tij “Link Media Plus” kanë fshehur tatim përmes kompanisë “Kotin” ku ai rrejshëm është prezantuar si udhëheqës. Të gjithë që është dashur të paguajnë për shërbimet e “Link” janë dërguar të paguajnë në llogarinë e “Kotin”. Hetimi i policisë financiare ka vërtetuar se pas transaksioneve të kryera, pronari i “Kotin”, Z.M, si person i vetëm i autorizuar, i ka ngritur paratë nga llogaria dhe ka mbajtur 4-5% nga shuma për shërbimin e kryer ndërsa pjesën tjetër ia ka kthyer Vukovit. Në këtë mënyrë ai ka refuzuar të paguaj tatim. Sipas të dhënave nga policia, shuma për të cilën është dëmtuar buxheti gjegjësisht shuma që në mënyrë ilegale ka përfunduar në xhepin e Vukovit, vlerësohet në rreth 1 milion denarë.

Por, krahas asaj se në atë periudhë  kundër Vukovit kishte kallëzim penal, MPB zgjodhi kompaninë e tij “Link Media Plus” si ofertues më të mirë për furnizim me jelekë mbrojtës, fanella me mëngë për policinë dhe banderola për uniforma. Nga MPB thanë se kanë përzgjedhur “Link Media Plus” në tender sepse kanë pasur oferta më të lira sepse edhe më tej nuk ka pasur aktgjykim të plotfuqishëm kundër pronarit të kompanisë.

Tenderë, fanella dhe zhardinierë

Në disa vitet e fundit kjo kompani ka fituar tenderë për mbjelljen e zhardinierëve, përpunimin e materialit të Vitit të Ri dhe shumë tenderë tjerë të ndryshëm. Sipas të dhënave të Sistemit elektronik për furnizime publike, kompania “Link Media Plus” në vitin 2013 ka fituar tenderë nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit me ujërat për përpunimin e markave kontrolluese- etiketave. Të njëjtin vit nga komuna e Karposhit ka fituar tre tenderë, prej të cilave dy për përpunimin e pajisjes sportive dhe fanellave sportive, kapelave dhe brekëve sportive dhe një për ndryshimin e lulishteve dhe rregullimin hortikulturorë nga të dyja anët e bulevardit “Aradhet partizane” (mbjellje pranverore dhe vjeshtore 2013). Të njëjtin vit është lidhur kontratë me MPB për furnizimin e fanellave me mëngë të shkurtër. Këtë vit komuna Karposh ka lidhur edhe një kontratë me “Link Media Plus” për rregullimin hortikulturorë të zhardinierëve nga të dyja anët e bulevardit “Aradhet partizane”, prej urës “Kombet e bashkuara” e deri tek rruga “Franklin Ruzvelt” dhe në unazën tek SH.M “Georgi Dimitrov” (mbjellje pranverore dhe vjeshtorë 2014). Në vitin 2013, Qyteti i Shkupit i ka dhënë tender kompanisë “Link Media Plus” për furnizim me material të Vitit të Ri. Ndërsa vitin e kaluar kompania ka lidhur kontratë me komunën e Karposhit për mirëmbajtjen e sistemit të ujitjes për zhardinierët nga të dyja anët e bulevardit “Aradhet partizane” ( viti 2013-2014).

A.D.G

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.