Dy kisha ortodokse në Australi janë kapluar nga zjarri për festën e Pashkëve, vetëm disa orë pasi në Nju Jork- Menhetën u dogj kisha ortodokse serbe. Sot gjatë ditës nga zjarri është kapluar një manastir në Rusi.

Nga kisha në Nju Jork kanë mbetur vetëm muret, kisha ortodokse në Sidnej është shkatërruar tërësisht ndërsa kisha ortodokse greke në Melburn është vetëm e dëmtuar. Zjarri në Rusi ende është aktiv.

Policia po zhvillon hetimet për raste ndërsa autoritetet e vendeve dyshojnë se zjarret janë vënë qëllimisht, për shkak se në kisha ka pasur të holla nga donacionet e Pashkëve.

Disa orë më herët në Melburn zjarri kaploi kishën më të vjetër ortodokse.

Janë evakuuar rreth 200 persona ndërsa të lënduar nuk ka.

Arsyeja për zjarrin në kishën e vjetër 115 tani për tani nuk dihet.

Tërësisht është shkatërruar godina e kishës ortodokse serbe “Shën Sava” në Mehnetën- Nju Jork ndërsa të lënduar apo viktima nuk ka.

Më shumë se 170 zjarrfikës janë përfshirë në lokalizimin e zjarrit. Arsyet deri teni nuk dihen ndërsa hetimi është në vijim e sipër.