fbpx

Lajçak: Ka gjasa për destabilizim në qoftë se nuk zgjidhet kriza në Maqedoni

-

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Mirosllav Llajçak, sot për “Metën” deklaroi se është shumë i brengosur për situatën në vend.

– Me shqetësim të madh po i ndjek ndodhitë sepse pohimet e prezantuara nga ana e liderit të opozitës janë shumë serioze dhe pasi që Maqedonia është shtet-kandidat për BE, mendoj se kjo është çështje të cilën ministrat e punëve të jashtme të BE-së duhet ta diskutojnë. Duhet ta zbulojnë ku është e vërteta. Kjo është me rëndësi, jo vetëm për ne por edhe për qytetarët e Maqedonisë. Nevojitet hetim i paanshëm dhe objektiv- thotë Lajçak.

Sipas Lajçakut hetimi do të jetë mënyra e duhur që do ta ndalojë destabilizimin.

–Nëse kjo gjë nuk bëhet, do te ketë shumë interpretime për atë se çfarë ka ndodhur kjo mund të çojë deri të destabilizimi. Kjo nuk është diçka për të cilën dua të flas, por mendoj që duhet të reagojmë. Akuzat janë shumë serioze, për këtë shkak duhet ta vulos të vërtetën -tha Lajçak.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.