fbpx

Tribunat më shumë na larguan nga zgjidhja e krizës

-

Tribunat që i organizuan LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja edhe më shumë i larguan linjat e kuqe të partive dhe kështu akoma është me e vështirë të gjinden pika nisëse për fillimin e bisedimeve e aq më pak për ndonjë zgjidhje, vlerësojnë ekspertët.

Përderisa lideri i LDSM-së, ZORAN ZAEV, në fjalimin e tij  para qytetarëve në “Sallën Universale” bëri disa kërkesa, disa ditë më vonë lideri i VMRO-DPMNE-së, kryeministri Nikolla Gruevski i refuzoj  ekspres, pa lënë ndonjë mundësi për ndryshimin e linjave fillestare.

Zaevi nga foltorja kërkoi dorëheqjen e Qeverisë së Nikolla Gruevskit dhe Qeverinë teknike.

– Prokuroi i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë, Маrko Zvrlevski, menjëherë të jep dorëheqje! Ekipi udhëheqës i Radio Televizionit të Maqedonisë menjëherë të jep dorëheqje! Kërkojmë të formohet format i Qverisë teknike, i cili do të ketë mandat të sigurojë kushtet e nevojshme për zbatimin e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike.  Obligimi i Qeverisë Teknike do të jetë të sigurojë ndarje të plotë të partive qeveritare nga institucionet të cilat i kanë okupuar dhe departizimin e tyre në të gjitha linjat, si kusht thelbësor për zgjedhje demokratike. Në përbërjen e qeverisë teknike nuk do të mund të marrin pjesë persona për të cilët dyshohet apo ka prova se në çfarë do mënyre kanë marrë pjesë në aktivitet joligjore dhe kriminale. Paralelisht me gjithë këtë proces duhet të filloj hetim publik, transparent dhe i paanshëm për skandalin me përgjimet, me involvimin e Bashkësisë ndërkombëtare – deklaroi Zaev.  

Këtyre kërkesave, nga tribuna e “tij”, Gruevski i replikoi se gjasat për qeveri teknike janë të parealizueshme ose siç tha ai “kërkesa për qeveri teknike në Maqedoni është e mundur edhe e realizueshme, por pa VMRO-DPMNE në të”.

– Ne vlerësojmë dhe gjithmonë do të vlerësojmë se populli është ai që i jep mandat dhe legjitimitet zgjedhjeve dhe se populli zgjedh se kush do të formojë qeveri e kush jo. Me formimin e qeverisë teknike, ka mundësi për precedent serioz, i cili më pas shumë lehtë mund të bëhet lëndë e konflikteve ndërmjet partive. Ndërrimi i drejtorit të TVM-së. Paramendoni, person i rëndësishëm u bë drejtor i TVM-së dhe tani ky është problemi pse s’ka demokraci në shtet. Them, Branko së paku më herët kërkonte kushte dhe kërkesa më të bindshme, disi e gjitha dukej më e arsyeshme – iu përgjigj Gruevski liderit të opozitës në lidhje me kërkesat.

Megjithatë, analisti Albert Musliu vlerëson se në pjesën e fjalimeve për qeverinë teknike që të dy liderët kanë pika të përbashkëta.

– Zaevi kërkoi qeveri teknike e përbërë nga ekspertët. Nga ana tjetër, Gruevski tha se është e mundur të bëhet qeveri teknike por pa VMRO-DPMNE-në në të. A do të thotë kjo se edhe ai po pajtohet për një qeveri teknike pa faktorë partiak por me ekspert? Mund të sillet konstatimi se të dy janë të kujdesshëm në përzgjedhjen e fjalëve, ndërsa tubimet i organizuan për ta konsoliduar anëtarësinë e tyre. Kjo mund të jetë edhe shenjë se janë të gatshëm për negociata në të cilat do të hynë të përforcuar, duke ua shterur energjinë anëtarësisë së tyre. Përndryshe, vetë ata nuk kanë gjasa ta zgjidhin këtë krizë, pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare – është kategorik Musliu, i cili shton se prapë se prapë, në fund zgjidhja do te jetë zgjedhjet e parakohshme.

Sipas profesorit Nenad Markoviq, që të dyja tubimet e vërtetuan atë që veç më e dimë, që partitë do të groposen në istikamet e tyre.

–Tribuna e VMRO-DPMNE-së ishte për konsolidimin e anëtarësisë dhe legjitimimin e udhëheqësisë. Askush nuk heq dorë nga qëndrimet e veta dhe kjo nuk dihet se deri kur do të zgjasë. Megjithatë, askujt për momentin nuk i shkojnë në favor zgjedhjet e parakohshme, posaçërisht jo në kushte e këtilla.  Dalja e vetme është ndërmjetësimi nga kryetari i shtetit ose nga Bashkimi Evropian, edhe pse mendoj se Be-ja nuk ka interes të merret më seriozisht me ne për momentin. Në fund, zgjidhja do të jetë zgjedhjet të cilat VMRO-DPMNE si do që të jetë, për tri vjet do të duhet t’i bëjë. E vetmja gjë që Gruevski mund ta bëjë është, sa do pak ta ul presionin, të bëj rikonstruim dhe t’i ndërrojë të gjithë ministrat të cilët janë të involvuar  në këto biseda, por kjo është thikë me dy presa. Kjo le të nënkuptojë që edhe ai e pranon fajin – deklaroi Markoviq.

Marko Troshanovski nga Instituti për demokraci “Societas civilis” thotë se duke u bazuar në kërkesat e përgjithshme të opozitës , qëndrimet e partive jo vetë që po largohen por edhe minohen.

– E vetmja pikë ku mund të takohen, tani për tani është mbikëqyrja ndërkombëtare e ndodhive. Kështu mund të arrihet zgjidhje juridike, ndërsa më vonë edhe politike. Vetëm këtu mund të vërehet ndonjë pikë për gjasa të fillimeve të çfarë do lloj bisedash për tejkalimin e situatës. Në të qëndrimet tjera, ata janë diametralisht të kundërt – thotë Troshanovski.

Edhe Zhidas Daskalovski nga Qendra për zhvillimin e hulumtimit dhe krijimit të politikave(QHKP) vlerëson se nuk ka pikë nisëse nga e cila që të dy partitë do të mund të fillojnë për zgjidhjen e krizës.

–Së paku në opinionin publik nuk po vërehet se ka gjasa për çfarë do lloj bisedimesh. Qëndrimet maksimalisht i kanë të ndryshme dhe rëndë që për momentin ka ndonjë pikë nisëse për fillimin e negociatave – thotë Daskalllovski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.