fbpx

Kriza e koronës do të lë pa punë 195 mln njerëz në botë

-

Ndërprerja e përgjithshme e punës në shumë kompani të botës dhe masat ekonomike në lidhje me përhapjen e virusit korona, është reflektuar ndaj afërsisht 2,7 miliardë punëtorëve në botë, njofton Meta.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, për shkak të kufizimeve të ndryshme, do të humben gjithsej 6,7 % e orarit të punës, që është e barabartë me humbjen e punës të 195 mln njerëzve, thuhet në raportin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

“Masat për ndalimin e plotë apo të pjesshëm të biznesit ka prekur 2,7 miliardë punëtorë, që paraqet rreth 81 % të fuqisë punëtore globale, thonë ekspertët.

Sipas tyre, në kuartalin e dytë të vitit 2020, orari i punës do të zvogëlohet afërsisht për 6.7 %, që do të thotë mungesë nga puna e 195 mln njerëzve me orar të plotë të punës.

Sipas raportit të kësaj organizate, akoma nuk ka parashikime për rritjen e papunësisë në gjithë vitin, pasi ajo do të varet nga zhvillimit i pandemisë dhe nga masat për kundërshtimin e ndikimit të saj.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.