fbpx

Remenski: Numri i të punësuarve në FSPI dhe ESHS dallon për 160 mijë

-

Ministrja teknike e punës dhe politikës sociale, Frosina Remenski në intervistën për shoqatën civile “Civil” ngriti çështjen për atë se sa është reale norma e papunësisë së zvogëluar, duke pasur parasysh se ekziston dallim në statistikën e institucioneve shtetërore rreth numrit të papunëve.

“Kemi dilema të mëdha në pjesën e shifrave në veçanti nëse kihet parasysh se Fondi i sigurimit pensional- invalidor për vitin 2014 ka numëruar 536.191 të punësuar ndërsa Enti shtetëror i statistikës 696.000 të punësuar. Ngel e paqartë, ku shkon shifra prej 160.000 të punësuar në periudhën e 1 vitit gjegjësisht për këtë numër a paguhen kontribute në Fond apo jo?” thotë Remenski.

Ministrja në intervistë  përmendi edhe manipulimet me shfrytëzuesit e mbrojtjes sociale dhe kategorive të rrezikuara sociale.

“Raporte të shumtë theksojnë keqpërdorime të caktuara nga persona përgjegjës sidomos në pjesën e zgjedhjeve, kur me listë shkohet nga dera në derë dhe ka pasur kërcënime me shkurtim të asistencës sociale vetëm që vota të jepet për partinë në pushtet. Çdo keqpërdorim në këtë periudhë në veçanti para zgjedhjeve, ofrim të votës për zgjedhje apo frikësim do të sanksionohet në mënyrë shumë rigoroze. Për këtë personi mund të merr përgjegjësi penale deri në dënim me burg” shton Remenski.

 

Ajo i bëri thirrje të gjithë shfrytëzuesve të asistencës sociale që të paraqesin çfarëdo kërcënimi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.