fbpx

KOVID-19 në RMV, Qeveria ka shkurtuar mjete për hekurudhën, pendën Otinjë dhe kanalizimet

-

Vendimi i Qeverisë për rishpërndarje të një pjese të mjeteve nga buxheti shtetëror mes shfrytëzuesve buxhetor të pushtetit qendror ka sjellë deri tek ulja e mjeteve vjetore me të cilat disponon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për rreth 5.1 milion euro, thuhet në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare, njofton Meta.mk.

Shkurtime më të mëdha ka te zërat e investimeve në infrastrukturën hekurudhore (rreth 1.6 milionë euro) dhe te objektet ndërtimore në sektorin e urbanizmit dhe ndërtimtarisë (mbi 2.1 milion euro).

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për Meta.mk sqarojnë se bëhet fjalë për ulje të mjeteve financiare vetëm te projektet për ndërtimin e pendës Otinjë dhe për sistemet e kanalizimit në komunat Resnjë dhe uçer Sandevë. Në pjesën e hekurudhës, nga Ministria informojnë se ka zvogëlim edhe nga 800.000 euro te subvencionet për komunikacionin hekurudhor të Hekurudhave të RMV-Transport dhe për mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore në pjesën e NP Infrastruktura Hekurudhore.

“Dëshirojmë të theksojmë se në pjesën e investimeve për realizim të investimeve kapitale, gjegjësisht ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë do të zhvillohet në vazhdimësi pa mjete të shkurtuara”, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Nga Ministria theksojnë se zvogëlimi i mjeteve financiare nuk do të ndikojë në realizimin e projekteve infrastrukturore, madje edhe atje ku është kryer shkurtimi. Bëhet fjalë për punë ndërtimore që janë realizuar në periudhën prej disa viteve, kështu që planifikimi dhe sigurimi i mjeteve për to do të bëhej në buxhetet për vitet e ardhshme.

“Është me rëndësi që zvogëlimi i mjeteve të parashikuara me buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për këtë vit do të kompensohet me buxhetet e Ministrisë për disa vite të ardhshme”, theksojnë ata.

Qeveria për shkak të gjendjes së re të krijuar me virusin korona në vend e ka pasur të domosdoshme uljen për rreth 106 milionë euro mjete për vitin 2020 me të cilat disponojnë ministritë, Kuvendi, presidenti i shtetit, institucionet e ndryshme shtetërore, agjencitë dhe trupat. Këto mjete do të shpërndahen për zbatimin e masave për menaxhim me pandeminë e KOVID-19 në vend.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.