fbpx

Kocijançiq: Nuk ka kushte minimale për zgjedhjet e 5 qershorit, krerët të mos shtiren se çdo gjë është në rregull

-

Brukseli paralajmëron se bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i njohë zgjedhjet e 5 qershorit, e as qeverinë që eventualisht do të formohej pas këtyre zgjedhjeve në Maqedoni.

Këtë e Ka bërë të ditur Zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiç në një prononcim për Deutsche Welle, ku ka paralajmëruar se hapat e fundit do të kenë pasoja serioze.

“Konsiderojmë se nuk janë plotësuar as kushtet minimale për zgjedhje të besueshme më 5 qershor të viti 2016, të cilat do të mund të njiheshin nga bashkësia ndërkombëtare“, ka deklaruar Kocijançiç.

Autoritetet në Bruksel në disa raste e kanë theksuar nevojën për pastrimin e listës zgjedhore, sigurimin e raportimit të balancuar mediatik dhe hulumtim të kërcënimeve ndaj votuesve.

“Në kushtet aktuale, cilado qoftë qeveri që do të del nga zgjedhjet në të cilat nuk do të marrin pjesë tre partitë më të mëdha, nuk do të jetë partner i besueshëm për bashkësinë ndërkombëtare”, ka theksuar Kocijançiç.

Ajo njëherit thekson se Komisioni Evropjan ndjen keqardhje që kriza e vazhdueshme politike edhe më tej e largon vendin nga aspiratat euro-atlantike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.