fbpx

Berlini qëndron pas idesë për “Masa për besim” mes Shkupit dhe Athinës  

-

Nisma për bisedime të reja mes Maqedonisë dhe Greqisë për miratimin e masave për ndërtimin e besimit nuk është e re dhe tanimë një kohë të caktuar diskutohet për këtë.

Këtë e konfirmon gazeta greke “Katimerini” duke u thirrur në burime diplomatike që konfirmojnë se pas nismës qëndron qeveria gjermane.

Sipas gazetës, vlerësimet në qarqet diplomatike në Athinë janë se ideja nuk është e thjeshtë dhe se për të po punohet kohë më të gjatë.

“Sipas burimeve diplomatike, Athina ka fituar binden se edhe Shkupi pranon bisedimin, si dhe se kanë marrë për obligim se nuk do të vendosin tema tjera në tryezën e bisedimeve, si për shembull, çështja për pakicat dhe për këtë shkak nuk ka përgjigje pozitive nga kryeministri Aleksis Cipras dhe ministri Kozias për këtë temë”, shkruan “Katimerini”.

E njëjta gazetë thekson se vlerësimi i diplomatëve grek është se irredentizmi nga pala maqedonase po bëhet vetëm që të mbështetet politika e antikuizimit të Qeverisë së R. së Maqedonisë.

Nga pala greke, për herë të parë kjo ide u përmend javën e kaluar, nga burime të ministrisë së jashtme të Greqisë, të cilët kanë vërejtur se masat, kryesisht, do të ishin në drejtim të menaxhimit me irredentizmin të qeverisë maqedonase, si për shembull, masa lidhur me librat dhe hartat gjeografik.

Vet idenë, ministri grek Nikos Kozias ia kumtoi shefit të diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki këtë fundjavë në Riga.

Derisa Kozias dhe ministria greke mendojnë për masat e ndërtimit të besimit, nga partneri i koalicionit të SIRIZA, Grekët e Pavarur edhe më tej konfirmojnë se nuk do të lejojnë shteti jonë të përdor emrin Maqedoni.

Numri një i partisë dhe ministër i mbrojtjes, Panos Kamenos këtë fundjavë në takimin e partisë theksoi se nuk planifikojnë të tërhiqen nga linjat e kuqe rreth çështjeve me të cilat nuk pajtohet SIRIZA, si për shembull, rreth kontestit të emrit. Kamenos ishte i prerë se nuk do të pajtohen me idenë termi “Maqedonia” të jetë pjesë e emrit përfundimtarë, pa marrë parasysh sa parti dhe palë mbështetin idenë.

-Ne as nuk e kemi gënjyer e as planifikojmë ta gënjejmë popullin grek- theksoi Kamenos.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.