fbpx

“Jo bisedimeve”, porositën qytetarët duke kërkuar barazi, drejtësi dhe liri

-

Në atmosferë me tension dhe përleshje të vogël mes protestuesve dhe policisë para godinës së Teatrit “Komedia”, mbaroi protesta e OJQ-ve.

Një incident i vogël ndodhi pasi kreu i partisë “Dinjiteti” Stojançe Angelov iu bëri thirrje të kundërshtojnë policinë, që sipas tij nuk ka të drejtë t’i pengojnë të protestojnë dhe të shprehin revoltën e tyre.

Në tentimin që t’ia ndërrojnë mendjen policisë t’i lëshoj të protestojnë para Info qendrës së BE-së, qytetarët brohoritnin “Lëshoni popullin”, “Nikollçe diktator i vogël” dhe “Jo bisedimeve”.

Njëri prej protestuesve e pyeti policinë: “A jeni njerëz”, “Sa është dënimi me burg për mashtrim zgjedhor” dhe “A do t’ju ngrohin qebet e APJ”?

Në fund të protestët, Angellov iu drejtua policëve duke iu thënë të mendojnë ditët në vazhdim t’ju bashkëngjiten protestuesve.

 

Protesta e qytetarëve filloi nga PSP, vazhdoi para Kuvendit, pas çka protestuesit shkurtë ndaluan para objektit të Ministrisë së drejtësisë, ku edhe hedhën qese me ngjyrë.

Pas Kuvendit ata u drejtuan drejt Qeverisë ku para policisë e lanë parullën “Barazi, drejtësi dhe liri”.

Prej para Qeverisë, ata u nisën drejt Info qendrës së BE-së, por nuk ia dolën të arrijnë atje sepse u ndaluan nga Njësiti për intervenim të shpejtë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.