fbpx

KSHZ: Zgjedhjet do të kushtojnë 7,5 milionë euro

-

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e ka miratuar planin financiar për ndarjen e mjeteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë caktuar më 5 qershor.

Në bazë të këtij plani, buxheti i përgjithshëm për zgjedhje kap vlerën 456 milionë e 664 mijë denarë (7.5 milionë euro).

Nga ata, 650 mijë euro do të harxhohen për printimin e fletave të votimit dhe formularëve, 406 mijë euro për bordet e zgjedhjeve në diasporë, 146 mijë euro për ruajtjen e materialeve të besueshme, ndërkaq gjithashtu edhe aq për transport.

KSHZ nuk e ka pranuar listën nga Ministria e Punëve të Brendshme, i nënshkruar vetëm nga zëvendëskryeministri plotësues nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mitko Çavkov, për atë se nuk është përdorur formati i duhur për të mundur të krahasohen të dhënat. MPB do të duhet që ta paraqesë listën përsëri sipas formatit të kërkuar nga KSHZ-ja.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.