Ministria e  punëve të brendshme Gordana Jankulloska sonte dha dorëheqje nga  posti i saj.

Këtë për “Metën” e konfirmuan burime jozyrtare të MPB-së.

Dorëheqja pasoi për pas aksionit të forcave të sigurimit që këtë fundjave e ndërmorën në Kumanovë, kundër siç  e quajtën nga MPB-ja grupin e madh terrorist, ku jetën humbën 8 persona dhe u plagosën më shumë se 30 policë.

Dorëheqjen e Jankulloskës u kërkua në protestat para Qeverisë, por këtë gjithashtu e kërkuan edhe diplomatët lidhur me materialet nga  bisedat e përgjuara.

Kryeministri Nikolla Gruveski sonte në Kuvend ka parashtruar  propozim për zgjedhje të dy anëtarëve për ministër të ri të punëve të brendshme, propozohet Mitko Çavkov, kurse për ministër të Transportit dhe lidhjeve- Vlado Misajlovski.

Çavkov aktualisht është drejtor në Bironë e Sigurimit, kurse Misajlovski është drjetor në Ndërmarrjen Publike për rrugët shtetërore

Spikeri I Parlamentit Trajko Veljanoski, séance për përzgjedhje të anëtarëve të rinj të Qeverisë është caktuar

në ora 13.

Njëkohësisht edhe drejtori i Drejtorisë së Sigurimit Sasho Mijallkov dha dorëheqje nga posti I tij.

Për vendimin e tij Mijallkovi me shkrim ka njoftuar kryeministrin Nikolla Gruevskin..

“Funksioni që deri më tani ma kishit besuar e kreva me patriotizëm dhe me përgjegjësi, para se gjithash për interes të vendit dhe qytetarëve dhe gjithmonë me guxim dhe  i vendosur i qasesha çdo detyre.

Qytetarët  e dini më së miri se Maqedonia ka shumë suksese në fushën në të cilën veprojnë. Pjesë e  këtyre sukseseve ishte edhe miti i vërtete në bisedat me qytetarët”, thuhet në dorëheqjen e Mijallkovit.

Ai thotë se dorëheqjen e ka dhënë për interes të Maqedonisë, duke parë se nëse ka bërë këtë do të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike, e cila sipas tij, e ka imponuar opozita me sjelljen jo shtetërore, dhe i vetëdijshëm se e vërteta dhe argumentet janë në anën e garniturës qeveritare dhe se e gjithë kjo me kalimin e kohës do të bëhet akoma më e qartë.