fbpx

Zekiri: Dhunuesit patjetër të përgjigjen, pa marrë parasysh njerëzit e kujt janë

-

Persona nga sigurimi i Sasho Mijalkovit mbrëmë verbalisht dhe fizikisht më sulmuan. Objektit është në mbikëqyrjen e kamerave dhe këtë që e them policia mundet lehtë ta konfirmoj, deklaroi sot në konferencë shtypi deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Zekiri thotë më tej se dhjetëra persona që kanë qenë të ulur në tavolinë me Mijalkovin janë afruar dhe kanë kërkuar personalisht nga ai që të largohet nga vendi pasi ka pasur aheng privat, ku Zekiri u është përgjigjur se nuk është e saktë pasi ka pasur rezervim paraprak.

“Pasi u shpjegova se kemi rezervuar tavolinë, njëri prej tyre e ktheu mbrapsht tavolinën dhe grupi filloi të na shtyjë dhunshëm drejt derës. Derisa zgjati shtyrja jashtë objektit, njëri prej tyre nxori distinktiv policor dhe kërkoi të identifikohem. Derisa e nxirja letërnjoftimit, dikush nga mbrapa më sulmoi në kokë. Rastin e denoncova në polici. Edhe më skandaloze është që polici para të cilit e dhashë deklarimin, nuk deshi në raport të shkruan emrin e Sasho Mijalkovit. Edhe pse bëhet fjalë për deklaratë nga unë para policisë, ku kam të drejtë si qytetar” thotë Zekiri në shpjegimin e tij për rastin.

Zekiri nga MPB kërkoi që menjëherë të hapin hetim dhe të zbardhin rastin dhe porositi se dhunuesit patjetër të përgjigjen, pa marrë parasysh kush janë. Ai më tej thotë se institucionet janë të obliguara t’i mbrojnë qytetarët e jo interesat e tyre personale e partiake të individëve nga pushtetit kriminel në largim.

Ngjarja mbrëmë është denoncuar edhe nga Qendra urgjente “Nënë Tereza”.

“Më 19.02.20107 më ora 01.10 nga Qendra urgjente “Nënë Tereza” është denoncuar se tek ta ka ardhur personi M.Z, me lëndime ndërsa sipas tij lëndimet kanë qenë si pasojë e sulmit fizik në objekt hotelierik nga një person i panjohur. Po ndërmerren masat për gjetjen e personit dhe për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në buletinin e MPB-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.