fbpx

Kabineti i presidentit të RM-së, reagoi: Zaev, nuk guxon të shpalos informacione nga Këshilli i Sigurisë

-

Kabineti i presidentit të RM-së, ka reaguar lidhur me deklaratën e djeshme të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, se pushteti kishte njohuri për grupin e armatosur, transmeton “Тelma“ .

“Zoran Zaev, si kryetar i partisë politike LSDM-së ishte i ftuar nga ana e presidentit të Republikës së Maqedonisë që të merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, me qëllim që të informohet për detajet dhe masat e ndërmarra gjatë aksionit policor në Kumanovë, si dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në shtet. Për Zaevin është ngritur padi penale për rastin ‘Puç’. Presidenti maqedonasduke respektuar prezumimin e pafajësisë, dhe duke u udhëhequr nga interesat shtetërore ka vendosur që ta thërras Zoran Zaevin që të merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të sigurisë. Zoran Zaev në pajtim me rregulloren për punë të Këshillit të sigurisë, ka nënshkruar deklaratë e cila e kushtëzon që të mos publikoj në opinion informata nga mbledhja e Këshillit të sigurisë”, thuhet në reagimin me shkrim nga kabineti i presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov.

Nga kabineti i Ivanovit gjithashtu vlerësojnë se në këto momente të ndjeshme, është e domosdoshme sjellja me shumë përgjegjësi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.