fbpx

Ivanov takoi Daçiqin

-

­ Presidenti Gjorge Ivanov sot u takua me Ivica Daciq, nënkryetar i Qeverisë dhe Ministër i punëve të jashtme të Serbisë, i cili në rolin e kryesuesit të OSBE­-së qëndron për vizitë pune në Maqedoni. Ivanov, siç njoftoi kabineti i tij, ka theksuar se Republika e Maqedonisë lartë e vlerëson rolin e OSBE-­së dhe mbështetjen që e merr vendi në shumë sfera si sundimi i së drejtës, procesi zgjedhor dhe legjislacioni, policia dhe gjyqësia, progresi i marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesa. Ivanov shprehi kënaqësinë nga fakti që Republika e Serbisë, si vend fqinj kryeson me OSBE më dhe në këtë kontekst ka shprehur bindjen se presidenca serbe në mënyrë përkatëse do t’i shprehë interesat e rajonit. Ai e ka njoftuar kryesuesin e OSBE-­së për Maqedoninë mbete sfidë kyçe si të zhbllokohet gjendja status­kuo në integrime, duke shtuar se integrimet euroatlantike japin forcë kohezive shtesë në shoqëri. Në takim është biseduar edhe për gjendjen në rajonin më të gjerë dhe për angazhimet aktuale të kryesimit serbë në OSBE, posaçërisht në kontekst të ballafaqimi me fenomenin e luftëtarëve të huaj dhe ekstremizmin e dhunshëm. Të dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime edhe për krizën në Ukrainë dhe në këtë drejtim Ivaniov edhe njëherë ka theksuar mbështetjen e përpjekjet e OSBE­-së dhe kryeministrit serb për gjetjen e zgjidhjes diplomatike të problemit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.