Ivanov: Kishim sjellje të papërgjegjshme, Maqedoni sërish është në kthesë

-

Në këto 111 vjet, shumëkush është përpjekur për ta mohuar festën Ilinden, por populli maqedonas nuk është naiv dhe e di se Ilinden është i Maqedonisë dhe është burim i lirisë. Këtë e deklaroi presidenti Ivanov, në ceremoninë e sotme për 2 Gushtin, e mbajtur para monumentit Metodi Andonov – Cento.

Kryetari i shtetit vuri në dukje se ata që kërkojnë të bashkohen me festimin e Ilindenit, së pari duhet ta dijë se Ilinden nuk është vetëm kryengritja e Ilindenit, por edhe shpallja e shtetit të pavarur maqedonas në vitin 1991, tha Ivanov, përcjell një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj autoriteteve në Bullgari.

Ivanov tha se të gjithë ata që vdiqën duke luftuar lanë dy besëlidhje, së pari për të mbajtur Maqedoninë , ndërsa besëlidhja e dytë është për të bërë më të pasur dhe të begatë Maqedoninë.

I pari i shtetit ka deklaruar se vendi është duke luftuar për drejtësi dhe dinjitet njerëzor, për të avancuar rrugën euro-atlantike, për të paqen e bashkëjetesën dhe për ta bërë Maqedoninë shtet ekonomikisht të fortë, ku të rinjtë do të kenë të ardhme.