fbpx

Ivanov në Pelincë: Na nevojitet proces i pajtimit kombëtar

-

Na nevojitet proces i pajtimi kombëtar, flijim i interesave personale për shkak të atyre shtetërore, është e nevojshme të bashkohemi për ardhmërinë e fëmijëve tanë, janë një pjesë e porosive të cilat i dërgoi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në festimin e sotëm të festës kombëtare Ilinden, që tradicionalisht mbahet në Qendrën përkujtimore në Pelincë.

Ivanov dërgoi porosi deri te partitë politike, bashkësia ndërkombëtare, shoqëria civile dhe mediat dhe njëherit i nxori qëndrimet rreth krizës së migrantëve dhe refugjatëve si një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Maqedonia në 25 vitet e saj të pavarësisë.

Ivanov e përshëndeti marrëveshjen politike, duke theksuar se tani vjen pjesa më e vështirë dhe ajo është nevoja nga realizimi i saj. “Pikërisht tani është koha për qëndrueshmëri dhe për përgjegjësi, prej çka varet jo vetëm zgjidhja e krizës, por edhe ardhmëria e Maqedonisë”, theksoi presidenti i Maqedonisë.

Në lidhje me krizën migruese dhe të refugjatëve, presidenti i Maqedonisë paralajmëroi se ekziston rrezik i lartë nga kërcënimi i luftëtarëve të huaj terrorist. “Fluksi i dytë i migrantëve është në dukje. Krizat dhe konfliktet rajonale të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore i kanë rritur rreziqet për rrezikimin e sigurisë në Republikën e Maqedonisë”, tha Ivanov duke shtuar se duhet të bashkuar të mësohemi të funksionojmë. në realitetin e ri, që e krijojnë sulmet e përditshme terroriste në botë.

Nga Pelince, presidenti i Maqedonisë bëri thirrje që t’i jepet fund ndarjeve, sepse kur jemi të ndarë, ne jemi më të robëruar dhe bëri thirrje për pajtim dhe bashkim për ta ruajtur lirinë dhe shtetësinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.