fbpx

Nga 28 kandidatë të paraqitur, LSDM do t zgjedh anëtarë për trupin “ad-hok” dhe RTVM-në ndërsa do të konsultohet me ekspertë

-

Nga gjithsej 28 kandidatë do të zgjidhet anëtari i LSDM-së për trupin “ad-hok” për vëzhgimin e mediave në fushatën parazgjedhore dhe kryeredaktorin e TVM-së, mëson “Meta”. Krahas kandidatëve të paraqitur, në rrethin më të ngushtë ka edhe gazetarë për të cilët partia vlerëson se janë profili i caktuar për këtë post, thonë prej atje.

Sot partia opozitare filloi konsultimet me shoqatat e gazetarëve dhe OJQ-të për personat më përkatës që në mënyrë profesionale do ta kryenin punën e tyre. Siç mësojmë, deri në fundjavë pritet të mësohen emrat.

Nga VMRO DPMNE edhe sot nuk arritëm të mësojmë se në çfarë mënyre do t’i zgjedhin kandidatët e propozuar për këtë trup.

Trupi ad- hok që do të punojë deri në fund të zgjedhjeve të parakohshme, duhet të ketë pesë anëtarë.

Katër partitë duhet të propozojnë nga një përfaqësues, ndërsa më pas ata njëzëri duhet të emërojnë anëtarin e pestë. Sipas marrëveshjes, njëri anëtarë patjetër duhet të jetë shqiptar.

Nga SHGM menjëherë dolën me qëndrim se nuk do të marrin pjesë në këtë trup ad- hok . Afati final për themelimin e këtij trupi është 19 gushti.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.