fbpx

Han: Opozita të kthehet në Parlament dhe të hetohet skandali me përgjimet

-

Euro-komisari për Politika Fqinjësore dhe Zgjerim, Johannes Hahn ka shtjelluar të gjitha paqartësitë rreth realizimit të marrëveshjes politike për zgjidhjen e krizës në Maqedoni.

Diplomati evropian ka mbajtur një fjalim Këshillin Atlantik në Uashington, ku ka folur për dyshimet se do të ketë mundësi të realizohet modifikimi i kodit zgjedhor, rishikimi listave zgjedhore dhe çështje tjera jetike për organizimin e zgjedhejeve të lira, siç janë marrë vesh liderët partiakë.

“Zgjedhjet e fundit si dhe disa zgjedhje radhazi në Maqedoni dhe në rajon u mbikëqyrën nga OSBE dhe kishte përgjithësisht raporte pozitive. Edhe në zgjedhjet që u mbajtën prillin e kaluar u theksuan disa parregullsi, por përgjithësisht raporti ishte pozitiv. Në anën tjetër ka një skandal të madh që nuk mund të injorohet. Ka 27 mijë materiale të përgjuara, që është skandal i madh. Të mos flas për përmbajtjen që është diçka tjetër”, ka deklaruar komisari Hahn.

Ai ka dekalarur se për këtë duhet pasur reagim të gjithanshëm, ku përfshihet nevoja që opozita të kthehet në Parlament dhe të përballet me këtë çështje në një mënyrë politike. “Duhet të ketë debat  në Parlament dhe të ngriten komisione hetuese. Por, gjithashtu rastet kriminale që përmenden duhet që të zgjidhen në bazë të standardeve evropiane dhe botërore”, ka deklaruar Hahn.

Sipas tij, të gjitha palët u dakorduan që t’i pranojnë dhe realizojnë të gjitha sugjerimet e dhëna nga Komisioni Evropian sidomos kur bëhet fjalë për sundimin e të drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.