Gruevski për Juratoviqin: Personi në fjalë me siguri nuk është i informuar mirë

-

Kryeministri NikollaGruevski i ka vlerësuar si jo kompetent dhe të pa informuar euro-deputetët dhe zyrtarët e lartë evropian, të cilët një ditë më parë nga Brukseli dhe Berlini përcollën mesazhe të qarta se Maqedonia është e destabilizuar dhe ka një Qeveri autoritare.

“Asgjë nuk injoroj, çdo gjë e marr seriozisht, të gjitha deklaratat i dëgjoj seriozisht, por jo gjithkush që jep deklaratë është i informuar plotësisht”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Ndërkaq për deputetin tjetër të Bundestagut, Juratoviq i cili shërbimet e huaja i quajti si arsye të pakuptimta të Qeverisë, Gruevski poashtu e quajti të painformuar.

“Personi në fjalë me siguri nuk është i informuar sa duhet dhe jep qëndrim politik pa i poseduar të gjitha informatat. Kuptohet që përgjimet janë ilegale, këto që i prezanton Zoran Zaevi”, tha Nikolla Gruevski, Kryeministër .

Deklarata e deputetit gjerman Klaus Bremihse kursi autoritar i Qeverisë cenon integrimin e vendit në BE dhe NATO, nga LSDM është vlerësuar si shuplakë për VMRO-në pikërisht nga partia si motër e kancelares  Merkel.

“Karakteristike është edhe ajo që Qeveria tentonte ta liferojë se pas Nikolla Gruevskit qëndron Angela Merkel dhe partia e saj djathtise, gjegjësisht morën shuplakë në fytyrë nga partia e tyre si motër si dhe morën diagnozë se në Maqedoni po forcohet pushteti autokratik”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Propozimin e dalë nga Parlamenti evropian për delegimin e një ndërmjetësi në zgjidhjen e situatës në vend, VMRO, LSDM dhe BDI e kanë mirëpritur por secila, në mënyrën e vetë.

“Jo një, por 11 le të dërgojnë nëse duan sepse faktet dhe argumentet janë mirë të njohura dhe kushdoqë të vijë çfarë do që të sheh do të bindet në atë qëështë e vërteta dhe që ja prezentuam opinionit. Jo një, 11 ose 11 le të dërgojnë ne do ti pranojmë, le të shohin, dëgjojnë, vëzhgojnë dhe le të komentojnë”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

LSDM i shqyrton propozimet e tilla me shumë kujdes për shkak të përvojës së hidhur me komisionin për 24 dhjetorit, kur VMRO-DPMNE-ja e zhvlerësoi marrëveshjen, në letër higjienike.

 

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...