Aktivitete dhe kontakte në relacion Maqedoni- BE, në drejtim të zgjidhjes së krizës politike, që në mënyrë shtesë u përshkallëzua pas publikimit të aferës “Përgjimi”, ka dhe janë në rrjedhë e sipër, konfirmoi Stevo Pendarovski, i cili është pjesë e bllokut opozitarë.

-Nuk mund të flas për detaje. E di vetëm që ekzistojnë kontakte mes subjekteve politike që janë relevante në Maqedoni dhe komunitetin ndërkombëtarë dhe është proces që zgjat. Për shkak se ndjeshmërisë së procesit, i cili do të zgjat edhe periudhën në vazhdim, do më lejoni që mos të flas për detaje për atë që po ndodh për momentin- deklaroi Pendarovski.

Euro- komisari për bisedime para- aderuese Johanes Han, dje sërish bëri thirrje për dialog në Maqedoni, duke theksuar se shteti duhet të kthehet në standardet përkatëse evropiane që ta ruaj perspektivën evropian.

-Deputet eminent nga Parlamenti evropian, gjithashtu thanë se janë të gatshëm që të ndërmjetësojnë mes partive të ndryshme në vend. Ata këtë mbështetje e pranuan dhe tani presim të shohim cilët janë hapat e ardhshëm. Por, që të mund të mbahet perspektiva evropiane, me të vërtetë është e patjetërsueshme që problemet të zgjidhen në vend dhe të ktheheni në standardet përkatëse ndërkombëtare dhe evropiane- tha Han.    

Për ndihmën e ofruar nga BE, Pendarovski thotë se nuk ikin nga bisedimet, por se problem është pozita në pushtet, e cila nuk ka “kapacitet që të hyj sinqerisht me tërë potencialin e vet në bisedime me opozitën”.

-Ne presim pushteti, nga ana e vet, më në fund do të kuptoj se patjetër duhet të ketë ndihmë nga anash ndërsa ne si strukturë relevante e përfshirë në këtë jemi të gatshëm për bisedime të tilla në çdo kohë- theksoi Pendarovski.

Qeveria, sipas deklaratave të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministrave të tij, tani për tani fuqishëm qëndron në qëndrimin se kriza me përgjimet duhet të zgjidhet nëpër institucione.