fbpx

Gruevski nga Prilepi: I dimë mangësitë, por një LSDM e këtillë s’është alternativa jonë

-

Kryetari i VMRO DPMNE-së dhe kryetari i vendit, Nikolla Gruevskit sot mbajti fjalim në tubimin popullor që kjo parti e organizoi në Prilep. Gruevski në fillim të fjalimit theksoi se kryetari Marjan Risteski në bashkëpunim me ministrin e transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, ka punuar në mbi 400 projekte në këtë qytet.

Para qytetarëve të tubuar bisedoi edhe për liderin e opozitës Zoran Zaev, për të cili tha se i dëmton Maqedonisë dhe integritetit të saj.

“Duan në këtë mënyrë qyqare, siç pranuan vet, me materiale të krijuara dhe të prera, përmes të pavërtetave dhe konteksteve të rrejshme me të cilat i paralajmërojnë konferencat e tyre të shtypit, përmes bashkëpunim me strukturat që nuk ia duan të mirën Maqedonisë, të na dëmtojnë personalisht edhe kredibilitetin dhe integritetin tonë, duke menduar se në këtë mënyrë do të marrin mbështetjen e qytetarëve, theksoi Gruevski.

Në lidhje me amnistinë e propozuar nga Lupço Georgievski, Gruevski konsideron se Georgievski konkretisht ka menduar në amnistinë e Zaevit.

“E shihni këtë person, i cili në momente të caktuara mendon se është Mesia, se si në kontekst të kësaj drame që po e bën me amnistinë i lëshohet Lupço Georgievskit? Ndërsa personi kërkoi amnisti publike për Zaevin dhe për bashkëpunëtorët e tij dhe asgjë më tepër. Por, a nuk ka dëgjuar Zaevi, apo nuk ka kuptuar, sepse edhe kjo është e mundshme, menjëherë t’i kërcënohet Lupços se do të publikoj diçka edhe për të, deklaroi ai.

Gruevski gjithashtu akuzoi Zaevin se gjoja po zhvillon politikë “të kolumnistëve dhe të paguarve të Sorosit”. Në lidhje me thirrjen e Zaevit ndaj qytetarëve të pakënaqur në rrugë, ai shtoi se nuk do të lejoj të prishet siguria e shtetit dhe qytetarëve.

Ai thotë se ata i dinë të këqijat dhe gabimet, por sipas tij, qytetarët e dinë se LSDM me këtë sjellje dhe me këtë kuadër, nuk do të jetë zgjidhje adekuate për VMRO DPMNE dhe koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”.

Kryeministri foli edhe për politikat qeveritare për mbështetjen e bujqve, vreshtarëve, prodhuesve të duhanit dhe theksoi se dallimi mes tyre dhe LSDM-së është se ata i subvencionojnë këto degë ndërsa partia opozitare ka mbetur vetëm me premtime. Dhe, siç tha, veprat e kryerat janë ato që e bëjnë të dallon nga opozita dhe porositi popullin të besoj në këtë.

Gruevski akuzoi opozitën se duke mos pasur ide dhe projekte, pafuqinë e tyre e mbulon me vellon e temave për demokraci dhe liri.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.