“Bomba” në Shtip: Boneva- studente, Zahariev- bandit ndërsa Peshevski – copë mishi i pandershëm

-

Qytetarët e Shtipit përfshihen në kthimin e demokracisë në Maqedoni. Si ka qenë përfshirja e universitetit të Shtipit në biznese të dyshimta me pushtetin dhe si biznesmenët në Shtip që nuk duan të bashkëpunojnë me pushtetin kanë presione prej saj (pushtetit ) si për punësime në universitetin “Goce Dellçev” është e mjaftueshme vetëm dikush të thirret në Antonio Milloshoskin, janë vetëm një pjesë e bisedave që i prezantoi kryetari i organizatës komunale të LSDM-së në Shtip, Vladimir Milloshev, në konferencën e sotme për shtyp.

Në disa audio regjistrimet e para mund të dëgjohen edhe biseda telefonike mes deputeteve Silvana Boneva dhe Nadica Tançeva, ku merren vesh për regjistrim në universitetin e Bonevas, ku vet ajo thotë se është turp ndërsa Tançeva thotë se puna “do të shtyhet”.

Silvana Boneva dhe Nadica Tançeva bisedojnë për ish kryetarin e Shtipit, Zoran Aleksoski. Bisedë e ngjashme zhvillohet edhe mes Vlatko Kostadinovit dhe shefi të Drejtorisë së doganave, Vlatko Mijalkov, sipas të cilit kryetari është njeri i çuditshëm ndërsa disa konsiderojnë se “diçka nuk mirë me mendjen”.

Në audio regjistrimet mes ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski dhe deputetit Aleksandar Nikollovski, komentohet për kryetarin aktual Ilço Zahariev, ku mund të dëgjohet se sipas tyre Zahariev është “bandit i paparë”.

Mile Janakieski dhe Vanço Kostadinovski merren vesh pensionistët t’i dërgojnë në fundjavë në Greqi dhe Serbi dhe t’i mbajnë në kufi që mos të votojnë.

Mile Janakieski thotë se nuk mund të konsiderojnë në kryetarin e organizatës komunale në Qendër sepse për të ai është “budalla” dhe shton se njerëzit e vet do t’i lë.

Stavrevski dhe Jankulloska për Janakieskin shprehen me fjalë fyese (“bastard” dhe të ngjashme) dhe në fund thonë se është “kopje e keqe e Nikollës”.

Në bisedën mes Gordana Jankulloskës dhe Zoran Stavrevskit përmendet edhe zëvendës- kryeministri Vlladimir Peshevski.

Ministrja ankohet se ajo shkon çdokund ku duhet të punohet si gomar ndërsa ai shkon çdokund ku ka vetëm fotografi.

Në një bisedë tjetër Jankulloska dhe Stavrevski për kryeministri Vlladimir Peshevskin thonë se është “mbeturinë e trashë, njeri pa moral dhe i pandershëm, hipo, copë mishi dhe njeri i  lig”.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...