fbpx

Gruevski: Populli do t’i dënoj lojërat e atyre të kolonës së pestë

-

“Populli në zgjedhje të organizuara, të lira dhe demokratike do ti japë përgjigjen e tij LSDM-së”. Kështu u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e mbrëmshëm me rastin e 25-vjetorit e VMRO-DPMNE.

Në pamundësi që të jetë e fituar në betejën normale politike, duke garuar me ide, punë dhe rezultate, me reforma dhe vepra, theksoi Gruevski, në 6 muajt e fundit kundërshtari, duke bashkëpunuar me forca të errëta, tentoi që në mënyrë brutale ta rrënojë VMRO-DPMNE-në duke i sjell dëme të mëdha shtetit dhe qytetarëve të saj.

“Por, në vend të kësaj ata do ta shkatërrojnë vetveten. Duke dëshiruar që në të na përgatisin kurth, dhe duke shkelur mbi popullin maqedonas dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke nënçmuar intelegjencën dhe kapacitetin, u futën në një lloj të fëlliqur, ku vet u futën në kurth, në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku VMRO-DPMNE kërkon fitore të re, dhe pas së cilës Maqedonia do të ecë para”, tha Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.