fbpx

Edmond Temelko, për herë të tretë kryetar i Pustecit

-

Sipas të dhënave të para jozyrtare nga votimi i djeshëm në zgjedhjet lokale në Shqipëri, maqedonasit në komunën e Pustecit fituan vendin e kryetarit të komunës dhe 8 nga gjithsej 15 këshilltarë, me çka edhe më tej do ta kontrollojnë pushtetin lokal në krahinën e Prespës së Vogël, e banuar kryesisht me maqedonas etnik.

Edmond Temelko fitoi 80% të votave apo gjithsej 2076 para kandidatit tjetër nga PD, Mihali Apostoloski, me 488 vota.

Temelko i cili dy mandate është në krye me komunën, falënderoi votuesit.

Sekretari i përgjithshëm i partisë, Vasil Sterjovski deklaroi:

“Aleanca maqedonase për integrim evropian sërish fitoi komunën e Pustecit. Edmond Temelko sërish është rizgjedhur si kryetar i Pustecit. Aleanca maqedonase fitoi shumicën e Këshillit të komunës së Pustecit”.

Në Shqipëri dje u votua për zgjedhje lokale, të cilat për herë të parë u organizuan sipas ndarjes së administrative- territoriale, e cila në vend të 363 komunave siç ishte më parë, tani ka 61. Përveç 61 kryetarë të komunave, mbi 3,3 milion votues, duhet të zgjedhin edhe 1595 anëtarë të këshillave komunal.

Partia e vetme maqedonase, Aleanca maqedonase për integrim evropian (AMIE) mori pjesë si pjesë e koalicionit më të gjerë të majtë të kryeministrit Edi Rana, por vetëm me kandidatin për kryetarin e Pustecit ndërsa për të gjithë 16 listat e kandidatëve për këshilltarë (nga gjithsej 61 komuna) doli si i pavarur.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.