fbpx

Greqi: Mbi 61% e votuesve janë kundër masave evropiane

-

Kanë dalë të dhënat paraprake për referendumin e mbajtur sot në Greqi. Sipas të dhënave, mësohet se kanë votuar 59.31% e qytetarëve grekë. Ndërkohë, deri më tani janë numëruar 38.09% e votave, nga të cilat 61.10% rezultojnë të kenë votuar kundër masave shtrënguese të kreditorëve dhe 38.90% pro.   Në lidhje me këtë situatë, kanë filluar dhe reagimet e para të ndërkombëtarëve, duke shprehur pakënaqësitë e tyre.

I pari ka qenë eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili është shprehur se nuk e ka dëshiruar “jo”. Sipas tij, kjo përgjigje krijon një situatë akoma më të vështirë për grekët dhe BE.

Ndërsa, kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Hollande do të takohen nesër, ku pritet të marrin një vendim për Greqinë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.