fbpx

Gjykata nuk ka kompetencë për padinë e Ahmetit dhe Xhaferit, pohojnë avokatët e Bogoevskit

-

Në seancën e sotme përgatitore të procesit gjyqësor lidhur me padinë e kreut të BDI-së, Ali AHmeti dhe bashkëpunëtorit të tij partiak, Musa Xhaferi kundër ish drejtorit të DSK-së, Slobodan Bogoevski, avokatët e Bogoevskit kontestuan kompetencën e Gjykatës Themelore Shkupi 2 që të veproj në lëndën “Magjar Telekom”.

Avokatët e Bogoevskit theksuan se Gjykata Themelore Shkupi 1 s’mund të jetë kompetente për këtë lëndë sepse deklarata për të cilën Ahmetin dhe Xhaferi padisin Bogoevskin, ai e ka dhënë si dëshmitarë në procedurë gjyqësore që zhvillohet në shtet tjetër gjegjësisht në SHBA dhe se deklarata është dhënë në ambasadën amerikane në Shkup e cila, sipas parimit eksterritorialitetit, nuk është territor maqedonas, por i SHBA-së.

Të autorizuarit e Ahmetit dhe Xhaferit thanë se ankesa e këtillë se gjykata s’ka kompetencë është pabazë dhe konfirmuan se deklaratën Bogoevski nuk e ka dhënë në ambasadën amerikane, por se duke u thirrur në informacione në media, ajo është dhënë në zyrë avokati në Shkup, në prezencë të avokatit, përkthyesit dhe noterit.

Gjykata vendosi debati rreth kompetencë së kontestuar të vazhdoj ndërsa avokatët e Ahmeti dhe Xhaferit i obligoi në seancën e ardhshme më 25 maj, t’i sjellin si dëshmitarë avokatin, përkthyesin dhe noterin para të cilëve, siç thonë, Bogoevski e ka dhënë deklaratën.

Ndryshe, siç pohoi vet Bogoevski më 7 maj në Nju Jork duhet të dihet epilogu i procesit gjyqësor që organet amerikane gjegjësisht Komisioni i letrave me vlerë në SHBA, e zhvillojnë ndaj tre ish drejtorëve të “Magjar Telekom” e ku si dëshmitarë është ish drejtori i DSK-së, Bogoevski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.