SOS tenton të njollos shoqërinë civile me të pavërteta dhe manipulime

-

Falje publike dhe tërheqje nga gënjeshtrat, shpifjet dhe dezinformatat e përhapura nga “Stop Operacioni Soros” (SOS), sot në konferencë shtypi kërkuan 21 organizatë civile.

Nëse nuk kërkojnë falje publike, organizatat thonë se do të jenë të detyruara drejtësinë ta kërkojnë në gjykatë gjegjësisht do të ngritin padi për shpifje dhe ofendim.

“SOS”-i në publik ka paraqitur të dhëna të pavërteta dhe manipulative më qëllim që të heshtin zërin e shoqërisë qytetare, të diskreditojnë dhe të zymtojnë të arriturat e tyre. Kjo kërkesë publike ndaj SOS-it është në pajtueshmëri me ligjin për shpifje dhe fyerje dhe duhet të realizohet brenda 7 ditëve, në të kundërtën do të ngremë padi ndaj tyre”, u shpreh Filip Stojanovski nga OJQ “Metamorfosis”.

Nga organizatat civile theksuan se është shpifje dhe gënjeshtër se ato kanë punuar për destabilizimin e shtetit, se kanë shkaktuar krizë, se kanë punuar për qëllime partiake, se janë paguar që të dalin në protesta dhe se kanë marrë miliona nëpër llogaritë e tyre për synime partiake.

“Dërgojmë mesazh deri tek institucionet e shtetit që posedojnë informacione për punën e organizatave civile që mos t’i tejkalojnë kompetencat e tyre ligjore dhe të mos vendosën në shërbim të klikës jo- demokratike kundër shoqërisë civile mendjelirë” tha Sanja Bogatinova nga Shoqata e federalistëve të rinj evropian.

Organizatat civile porositën se edhe më tej do të qëndrojnë në orientimin e tyre për liri, demokraci, barazi, drejtësi dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...