fbpx

Osmani: Patjetër duhet të marrim vendim të duhur

-

Po shqyrtohen të gjithat argumentet për dhe kundër, por ende nuk tubuar kryesia qendrore e BDI-së, ndërsa bisedimet do të zgjasin edhe nesër, deklaroi zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, para pak para gazetarëve në selinë e partisë në Reçicë të Vogël.

“Ahmeti po vazhdon konsultimet. S’kemi vendime konkrete, i analizojmë të gjitha opsionet për dhe kundër sepse e dimë rëndësinë e këtij vendimi. Situata është delikate, afatet janë të shkurtë, do të vazhdojmë edhe gjatë ditës së nesërme me konsultime. Për secilin nga këto opsione ka argument që janë nxjerrë në tavolinë dhe gjatë këtyre ditëve i kemi shkoqitur. Do të analizohen pasojat e këtyre opsioneve, por para se gjithash, interesi i qytetarëve, tha Osmani në Reçicë të Vogël.

Ai më tej sqaroi se kryesia qendrore e partisë do të thirret atëherë kur do të ketë propozime që do të sillnin vendime përfundimtare.

“Ne jemi të vetëdijshëm për afatet, për tërë situatën dhe duam që të gjendet zgjidhje që të arrijmë stabilitet politike, por fillimisht duhet që vendimi të jetë i mirë, në vend që të jetë i përkohshëm” tha zëdhënësi i BDI-së duke shtuar se e dinë që afati është i shkurtë, por i shqyrtojnë të gjitha argumentet që të marrin vendim të duhur për ardhmërinë e vendit.

Ndryshe, partia duhet të merr vendim nëse do të hyj në koalicion me VMRO DPMNE-në për formimin e qeverisë së re. Afati i Gruevskit për formimin e Qeverisë skadon pasnesër.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.