Në emisionin “Dita jonë” në Radio kombëtare bullgare, gazetari bullgar Kostadin Filipov si i ftuar për të komentuar situatën me ambiciet e Maqedonisë së Veriut për në BE në disa raste shprehu pikëpamje që kanë qenë prej kohësh të pranishme në hapësirën publike Bullgare
Filipov e ka komentuar deklaratën e presidentit të Maqedonisë Stevo Pendarovski në emisionin “360 gradë“ më 1 maj të këtij viti. Presidenti në pyetjen e gazetarit Vasko Popetreski u përgjigj që, nëse nuk mund të hyjmë në BE si maqedonas dhe me gjuhën maqedonase, atëherë ” Bashkimin Evropian nuk na nevojitet”.
Këtu është citat nga pjesa e deklaratës që shkaktoi një ndikim të madh:
“Pra, nëse çmimi për të hyrë në BE është të themi se ne nuk jemi maqedonas dhe të themi se gjuha jonë emërtohet disi ndryshe, përveç gjuhë maqedonase, nuk kemi nevojë për BE-në. Përse na duhet një bashkim i tillë në të cilin nuk mund të keni të drejtat themelore të njeriut”, tha Pendarovski, ndër të tjera (nga 16:59 në këtë video).
Gazetari bullgar Filipov në bisedë me BNR (RKB) thotë se ishte i befasuar nga ajo deklaratë.
“Deklarata e Stevo Pendarovskit u dha me pak më shumë emocion dhe patos se sa meriton e gjithë situata. Jam i habitur nga qëndrimi i tillë dhe toni në të cilin u bë ky premtim. Pra, nëse nuk keni nevojë për Bashkimin Evropian, atëherë pse po vraponi kaq shumë dhe po bëni ç’mos për të filluar procedurën? Mendoj se ishte më shumë për përdorim të brendshëm, për publikun e brendshëm, me çka nxehet situata për realizim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare,” tha Filipov.
Në komentin e tij, për fat të keq, Filipov injoron disa fakte të njohura: Se gjuha maqedonase është kodifikuar qysh në vitin 1946, se që nga viti 1977 është në listën e KB të gjuhëve në botë, për çka është shkruar shumë herë më parë.
Ajo që mund të jetë më kontestuese në deklaratën e Filipovit është se ai lidh në mënyrë të pandashme pranimin e përpjekjeve të Bullgarisë për të braktisur fjalën gjuhë maqedonase në komunikimin zyrtar me BE lidhur me përparimin e negociatave dhe pyet “Pra, nëse nuk keni nevojë për Bashkimin Evropian, atëherë pse po bëni përpjekje të mëdha për tu kandiduar dhe bëni gjithçka për të filluar procedurën? ”
Është fakt që zyrtarisht, të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe të gjitha partitë politike relevante ekzistuese nga pavarësia e deri më sot e konsiderojnë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian si prioritet kryesor strategjik.
Është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se Bashkimi Evropian është aleancë e shteteve që ka krijuar në themelet e saj respektimin e Deklaratës Universale të KB të të drejtave të njeriut, të miratuar në 10 dhjetor 1948, e cila njeh të drejtën e vetëvendosjes.