fbpx

Bankat asnjëherë nuk kanë pasur më tepër hapësirë për zvogëlim të kamatave të kredive

-

A do të ketë zvogëlim të kamatave të kredive për qytetarët dhe kompanitë pasi Banka Popullore për herë të tretë këtë vit do ta zvogëlon normën bazë të interesit dhe e zbret në 1,5 përqind është çështje që meriton vëmendje duke pasur parasysh atë që me këtë hap jepet përshtypje e fuqishme për korrigjim zvogëlues të politikës së kamatave të bankave, raporton Meta.

Ljube Tërpeski, ish guvernator i Bankës Popullore dhe professor universitar, për “Meta.mk” thotë që përveç se e ka zvogëluar normën bazë të interesit, Banka Popullore ka çliruare dhe kapital prej shtatë miliardë denarë nëpërmjet bonove të thesarit.

“Bankat mbase pjesën dërmuese të këtij kapitali do ta plasojnë në bono shtetërore, ku do të fitojnë norma më të larta dhe do të ndihmojnë të mbyllet deficit në buxhetin shtetëror. Pjesë e mjeteve të çliruara do të plasohen nëpërmjet kredive për konsumatorë, mirëpo nuk pres të ketë zvogëlim të shpejtë të normave”, thotë Tërpeski.

Nga Banka Popullorepër “Meta.mk” thonë që secili ndryshim në politikën monetare ka për qëllim, pikërisht përmes sistemit bankar, të ndikojë mbi kushtet për financim të popullatës dhe sektorit korporativ.

“Së këtejmi edhe zvogëlimi shkallës bazë të interesit, që është hera e tretë me radhë nga fillimi i këtij viti, presim të ketë ndikim të caktuar mbi politikën e bankave për kamata. Ndryshimet e normave të interesit të bankave dhe të kredive dhe depozitave në periudhën e kaluar tregojnë që bankat i ndjekin sinjalet tona. Vitin e kaluar, mesatarisht, norma e interesit të bonove të thesarit në bazë vjetore është zvogëluar për 0,6 pikë procentuale, me ç’rast i kanë korrigjuar normat e interesit pothuaj me të njëjtin intensitet (zvogëlim prej 0,4 pp në mesatare), kurse zvogëlimi i normës së depozitave është më i vogël (për 0,1 ppnë mesatare)”, thonë nga Banka Popullore.

Sipas tyre, kjo tregon që bankat më forte e kanë adaptuar çmimin e kredive ndërsa reduktimi i të ardhurave të depozitave, si burim themelor i financimit të tyre, ishte më i vogël.

“I ngjashëm është edhe reaksioni nga fillimi i këtij viti, kur është i dukshëm reduktim i normave të interesit, që e përcjell zvogëlimin e normës së interesit të bankës qendrore. Kuptohet, duke e pasur parasysh vonesën e zakonshme kohore në transmetimin monetar, intensiteti i adaptimit në periudhën e ardhshme, e veçanërisht a do të ketë reaksione dhe në anën e kredive dhe në anën e kursimeve, prapë se prapë do të varet nga më tepër faktorë. Pjesë e tyre janë perceptimet e bankave për rrezikun, hapësira në bilanset e tyre, konkurrenca dhe cilësia e kërkesës kreditore”, thonë nga Banka Popullore.

Së këtejmi plotësojnë që si bankë qendrore, nga fillimi i korona-krizës, përveç ndryshimit në normën e interesit, kanë bërë edhe numër të madh të ndryshimeve tjera të cilat krijojnë ambient për lehtësim të qasjes në kredi dhe çlirim të likuiditetit në sistemin bankar, me qëllim të mirëmbajtjes së ciklit kreditor.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore në mars 2020, norma mesatare e interesit të kredive është 4,89 përqind dhe është detektuara edhe rënie vjetore prej 0,02 pikë procentuale dhe 0,37 pikë procentuale, në mënyrë përkatëse.

Norma mesatare e interesit të depozitave të përgjithshme është 1,11 përqind dhe në bazë mujore është më e ulët për 0,08 pikë procentuale, ndërsa në bazë vjetore, kjo normë interesi është zvogëluar për 0,31 pikë procentuale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.