Kompania “Rosen Centar” nga f. Strimnicë- Zhelinë, përmes të cilës NP “Pyjet e Maqedonisë” bën furnizimin e palmave që kushtojnë 500 euro për fidan, ka pasur edhe disa furnizime tjera.
Në faqen e Byrosë për furnizime publike mund të gjenden pesë tenderë që i ka fituar kjo firmë.
Ajo ka punuar në komunat e Gostivarit, Brvenicës dhe Aerodromit.
Për rregullimin hortikulturor në Gostivar, kjo kompani ka fituar dy tenderë, njërin prej 172.682 euro ndërsa tjetrin prej 48.780 euro.
Komunën e Aerodromit e ka furnizuar me fidanë gjethembajtës në vlerë prej 250 euro për fidan ndërsa për komunën e Brvenicës për 81.300 euro e ka rregulluar gjelbërimin.