fbpx

Sindikata Evropiane : Grevë – PO, por edhe bisedime paralele

-

Sistemi i evaluimit të arsimtarëve që ndërtohet në bazë të gjobave asnjëherë nuk do të krijojë përfaqësues besnik dhe çdoherë do të kërkohet mënyra se si kjo të tejkalohet. Ky sistem nuk është objektiv dhe ekziston mundësia për vlerësim subjektiv të arsimtarëve, thotë Martin Romer, kryetari i Sindikatës evropiane për arsim lidhur me grevën e përgjithshme të SAShK-ut.

Ai sot u takua me përfaqësuesit e SAShK-ut dhe me ministrat e arsimit, Abdylaqim Ademi, për punë dhe politikë sociale Dime Spasov, për t’i lëvizur bisedimet me qeverisë dhe SAShK-ut.

-Tërësisht mbështes grevën e SAShK-ut dhe erdha këtu që të shoh a mund të gjejmë hapësirë për të gjitha palët e përfshira që të ulen në tavolinën e bisedimeve. Është shumë e rëndësishme të mbahet një dialog social ndërsa kjo ishte porosia e parë që ua përcolla edhe ministrave në takimet e sotme- tha Romer.

Sipas Romero, disa nga kërkesat e SAShK-ut kanë rëndësi kyçe dhe nuk janë kundër metodës së evaluimit, por në pikëpyetje janë rezultatet dhe pasojat nga ky model.

-Maqedonia ka zhvilluar një model të çuditshëm të evaluimit, me të cilin parasheh gjoba për arsimtarët. Për këtë rast mund të them se nuk është shpikje e mirë sepse arsimtarët e Maqedonisë duhet të paguajnë gjoba. Kjo është tërësisht e papranueshme. Në nivel ndërkombëtarë, nuk mund të gjeni prova se gjobat sjellin rezultate më të mira dhe arsimi përmes gjobave nuk funksionon sepse kjo nuk është fushëbetejë- thotë Romero.

Ai thotë se në Evropë nuk ka rast të zëvendës- arsimtarëve në rast greve.

-Në Evropë nuk ka rast të zëvendës- arsimtarëve kur ka grevë. E drejta e grevës mund të shprehet në shumë mënyra, por sjellja e zëvendës- arsimtarëve nuk është përkatëse me të drejtën legjitime të grevës- thotë Romer.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.