Departamenti shtetëror: Zgjedhjet në Maqedoni janë hapi i parë i rëndësishëm për dalje nga kriza

Departamenti shtetëror amerikan përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoni si hapi i parë i daljes nga kriza dhe i bëri thirrje qeverisë së re në mënyrë konstruktive të punoj me opozitën gjatë zbatimit të reformave, të rëndësishme për integrimin euro- atlantik.

“U urojmë qytetarëve të Maqedonisë që shfrytëzuan të drejtën e tyre për votë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Gjithashtu, përshëndetin konkluzionet e OSBE/ ODIHR se zgjedhjet kanë qenë konkurrente dhe se liritë esenciale janë respektuar në përgjithësi. Dalja ishte e lartë ndërsa zgjedhjet u zhvilluan qetë dhe sipas pritjeve, me disa raste të parregullsive procedurale. I bashkëngjitemi shqetësimit të këtyre dy organizatave rreth përgatitjes administrative të zgjedhjeve dhe inkurajojmë qeverinë e ardhshme që të vazhdoj me ndërtimin e kapacitetit të KSHZ-së që të zgjidhen çështjet strukturore dhe juridike lidhur me listat e votimit. Konsiderojmë se këto zgjedhje janë hapi i parë i mirë për daljen nga kriza. I inkurajojmë partitë që të bashkëpunojnë me opozitën për zbatimin e reformave që do ta avancojnë integrimin euro- atlantik, në veçanti në fushën e sundimit të së drejtës. Dua t’i bind qytetarët e Maqedonisë se do të kenë partner në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë këtyre hapave” deklaroi zëdhënësi Xhon Kirbi.