fbpx

Deepfake i një bisede të pretenduar mes Hovenier dhe Kurtit

-

Me datë 26 qershor u postua në Twitter një audio-inçizim , përmes të cilit pretendohej se ishte regjistruar një bisedë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Ambasadorit Amerikan Hovenier, në lidhje me arrestimin e serbëve në Kosovë. Lajmi është i rremë, i cili u demantua edhe nga vetë Ambasada Amerikane. Ndërsa në audio-inçizimin e bashkangjitur me fotografinë e Hovenierit dhe Kurtit është e fabrikuar dhe ajo bisedë mes tyre nuk është bërë asnjëherë.

Image

Zëdhënësja e ambasadës, Katherine Judd, ka thënë se biseda e supozuar nuk është zhvilluar dhe nuk pasqyron pikëpamjet e ambasadorit Hovenier e as të qeverisë amerikane.

“I bëjmë thirrje publikut të tregojë kujdes në lidhje me burimet e paverifikuara të informacionit dhe gazetarët të konfirmojnë me burime zyrtare përpara se të publikojnë informacione potencialisht përshkallëzuese, shpifëse ose të rreme”, ka thënë ajo.

Lajmi ishte shpërndarë edhe në disa faqe të tjera në “Facebook” e “Twitter” në gjuhën serbe si: Spektar plusВести, Српско-руско братство – духовно и историјско Форум.

Në krye të artikullit, i cili ka marrë mijëra shikime e shpërndarje shkruan se, në këtë audio-inçizim të shkurtër, mund të dëgjoni një bisedë mes ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier dhe Albin Kurtit, në të cilën ambasadori ankohet se serbëve në veri po u shkelen të drejtat e njeriut.

Ndërsa në audio – inçizim vërehen zërat e manipuluar të ambasadorit Hovenier duke thënë, “ne jemi thellësisht të shqetësuar për situatën aktuale në veri dhe të gjitha arrestimet e pabaza të serbëve. Më duhet t’ju them se kjo duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur”. Ndërsa kryeministrit të Kosovës i janë veshur përgjigje kinse është duke i thënë ambasadorit se, “duhet ta kuptoni se ne do të vazhdojmë t’i arrestojmë serbët në veri të Kosovës dhe se nuk na intereson nëse ata janë fajtorë apo jo”. Tutje Kurti dëgjohej duke thënë se jemi të vendosur t’i japim fund kësaj historie, “sepse për ne është e papranueshme që Veriu i Kosovës të jetë jashtë sistemit juridik të vendit tonë”.

E gjithë përmbajtja e audio-inçizimit është mohuar nga Zyra e Kryeministrit. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se audio shqetësuese “deepfake” po qarkullon aktualisht në kanale dhe media të ndryshme sociale që ka për qëllim mashtrimin e publikut.

Image

Kjo audio manipuluese publikohet në kohën kur situata vazhdon të jetë e tensionuar në veriun e populluar me shumicë serbe që prej 26 majit kur u dërguan në objektet komunale kryetarët shqiptarë, nën asistimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës (PK). Serbët përmes protestave të cilat përshkallëzuan edhe në përplasje me KFOR-in, janë duke kërkuar largimin e kryetarëve nga objektet komunale të cilat deri para zgjedhjeve të 23 prillit menaxhoheshin nga Lista Serbe, si dhe largimin e njësive speciale të PK-së.

 

*Përgatiti: Ridona Berisha; Burimi: SBunker; Translated article in English.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.