fbpx

Damira Gregoret: Në Kroaci nuk kemi një problem të madh me dezinformatat, por me shtrembërimin e fakteve

-

Gazetarja e RTL Kroaci, Damira Gregoret, e cila e ka specialitet politikën, punon si raportuese, drejtuese e lajmeve dhe emisioneve politike. Kohë më parë pranoi kërkim-falje nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, i cili në vend që t’i përgjigjej një pyetjeje që nuk i pëlqeu, deklaroi vetëm “Je e ëmbël, Damira”. Pastaj vijoi kërkim-falje publike drejtuar Gregoretit.

Meta.mk ka biseduar me të për situatën e mediave në Kroaci dhe lajmet e rreme, veçanërisht tani, para zgjedhjeve presidenciale, për rolin e shoqatave të mediave që thuajse janë larguar nga publiku, si dhe media digjitale që ngadalë po e marrin përparësinë.

A di publiku t’i dallojë lajmet e rreme dhe sa shpesh shfaqen ata në mediat kroate?

“Në pesë ose gjashtë vitet e fundit kemi problem me dallimin dhe njohjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Dhe nganjëherë as vetë nuk jam e sigurt se si t’i quaj ato lajme, përkatësisht, nëse ndonjë informacion që gazetari e ka transmetuar për shkak të injorancës ose mungesës së informacionit është lajm i rremë ose thjesht dezinformim. Ndërsa, nga ana tjetër, është e qartë se lajmet e rreme janë diçka që lëshohen qëllimisht.”

Cili është burimi kryesor i lajmeve të rreme?

“Unë do të thosha që ne në Kroaci nuk kemi shumë problem me lajmet e rreme, të paktën në mejnstrim mediat (mediat kryesore), por ka, në skajet e spektrit, pak majtas, pak djathtas, një lloj shtrembërimi të fakteve, që mund të karakterizohen edhe si lajme të rreme. Dhe kjo është diçka që deri tani nuk ka marrë hov, sepse media kryesore në Kroaci, do të thosha, për fat të mirë, ende e mbajnë primatin, por natyrisht që duhet të zbulohet, të reagohet, por shtrohet pyetja si. Mua më shqetësojnë të dhënat për Serbinë, sepse është e pabesueshme se si një shtet i tillë erdhi në situatë të tillë. Pyetja është mbase në sinergjinë e përbashkët, përkatësisht kolegjialiteti, i cili nuk është domosdo të jetë brenda kufijve të një shteti. Gazetarët duhet më shumë të mbajnë llogari dhe, në fund të fundit, të informohen sa më shumë instanca, madje edhe Komisioni Evropian.”

Cila është tema kryesore me të cilën ndërlidhet lajmet e rreme?

“Migrantët, natyrisht, por po përsëris se është nga skaji i spektrit, ku numri i migrantëve  stërmadhohet, e nga ana tjetër bëheshin paralajmërime që migrantët janë agresivë, gjë që natyrisht mund të ndodhë në disa situata. Sidoqoftë, duhet të kemi kujdes për atë diskriminim pozitiv si gazetar, d.m.th. të mos publikimit të ndonjë lajmi që mund të çojë në urrejtje, në këtë rast, mbi atë bazë.

Mbaj mend tekstin në të cilin përmendej se mërgimtarët kishin grabitur disa shtëpi, pas së cilës erdhi informacioni nga policia se ishte vetëm një shtëpi dhe se nuk e kishin grabitur migrantët. Kështu që frika nga migrantët që e përhap gjithandej në Evropë është i pranishëm edhe këtu dhe përdoret për të krijuar lajme të rreme.”

A ka reagime nga qytetarët, shoqëria, audienca, institucionet…

“E kam të vështirë të tregoj përmes numrave dhe fakteve se kush si reagon ndaj atyre lajmeve. Mendoj se njerëzit kanë tendencë t’u besojnë lajmeve të tilla të rremë, sepse është më thjeshtë, njerëzit ndjehen më të sigurt brenda vendit të tyre dhe kur s’do të ketë “të huaj” të ashtuquajtur të cilët ua prishin rendin. Por, mendoj se duhet të ketë përgjegjësi për mediat dhe se janë media ato që duhet të pozicionohen më qartë dhe t’i largojnë ato frikë. Sigurisht, jo duke mos informuar, por thjesht duke u shpjeguar njerëzve se si në atë situatë megjithatë, duhet të mbetemi njerëz. Të qasemi nga ana njerëzore.”

Si është e rregulluar kjo me ligj në Kroaci, a ka ndonjë ligje të veçantë që ka të bëjë lidhet me gjuhën e urrejtjes, lajmet e rreme…?

“Po flitet për këtë, megjithëse e kam të vështirë të imagjinoj se si do të rregullohej. Jam e sigurt që duhet dhe mund të gjendet një mënyrë e duhur. Ekziston kodi gazetaresk që nuk ka sanksione. Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë është aktive në këtë fushë, por vetëm si një formë e mbështetjes. Lufta kundër lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes mund të zhvillohet gjithnjë më mirë, por asgjë nuk është alarmante.”

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.