fbpx

Çavkov: Policia në detaje po heton shpërthimin në Kumanovë

-

Ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov sot deklaroi se policia në detaje po heton shpërthimin që sot u dëgjua në Kumanovë.

“Megjithatë kjo është vepër penale të cilën me shumë intensitet dhe rrënjësisht do ta hetojmë në mënyrë që të përcaktojmë se kush janë autorët dhe arsyet për të. Ekipet hetuese kanë marrë meterialin e dyshuar dhe shpresojmë se në kohë të shkurtër do të kemi edhe të dhëna tjera, informacioni që ne do të përdorim për hetime të mëtejshme”, tha Çavkov.

Ministri nuk ka saktësuar nëse kjo ishte një bombë apo pajisje tjetër shpërthyese, e cila shkaktoi detonim në sheshin e Kumanovës.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.