fbpx

BBC: Emigrantët në Maqedoni i vjedhin, dhunojnë dhe rrahin

-

Disa organizata për të drejtat e njeriut vlerësojnë se Maqedonia është bërë një prej “vendeve më të këqija për emigrantët në Evropë”, njofton BBC.

Organizata humanitare “Mjekë pa kufij” thotë se të paktën 300 persona në ditë kalojnë nga Greqia në Maqedoni drejt rrugës së tyre për në Evropë.

“Madje edhe policia maqedonase na vjedh, na marrin paratë, dokumentet dhe na rrahin- thotë një prej emigrantëve nga Siria, të cilët i ka intervistuar BBC.

“Lejojnë qentë e tyre të na terrorizojnë. Njëri prej tyre na drejtoi tytën e pistoletës. Na fusin nëpër makina dhe na dërgojnë drejt kufirit ndërsa kur na nxjerrin nga makina, fillojnë të na rrahin- thotë një emigrant tjetër.

Servisi nacional britanik thekson se policia maqedonase ballafaqohet me problem të madh lidhur me menaxhimin e problemit.

“Po. Kishte polic që dyshohen se kanë sulmuar emigrant ilegal. Kishte shumë policë që akuzohen se janë pjesë e zinxhirit ndërkombëtarë për kontrabandë të emigrantëve ilegal- thotë zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Në raport thuhet se Kombet e Bashkuara, organizatat maqedonase për të drejtat e njeriut si dhe zyra e avokatit të popullit në RM vërejnë se kushtet në qendrat e emigrantëve janë ç’njerëzore.

Gazetarja e BBC shkruan se janë të shpeshtë rastet të grabitjes së emigrantëve në Kumanovë, që mbahen si pengje nëse nuk paguajnë ryshfet ndërsa ka pasur edhe raste të dhunimit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.