fbpx

“Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme”: testimi ekstern ka shumë parregullsi

-

Testimi ekstern ka shumë parregullsi dhe lëshime teknike dhe për këtë nxënësit do të degradohen dhe dëmtohen, thonë nga “Plenumi i shkollave të mesme”.

“Dita e katërt kur një prej reformave më të dobëta në arsimin e Maqedonisë zbatohet edhe këtë vit. Sërë parregullsish, lëshimesh teknike ndjekin këtë proces edhe këtë vit, për çka deri te “Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme” kanë arritur shumë ankesa nga shumë nxënës të shkollave të mesme. Për shembull, ka pyetje në gjuhën shqipe ndërsa përgjigjet janë përgjigjur në gjuhën maqedonase apo ka pyetje në gjuhën shqipe e janë përgjigjur në gjuhën angleze, përgjigje tjera nuk kemi. Pyesim ministri Ademi, a duhet të duket kështu testimi ekstern që ai na premtonte neve, nxënësve të shkollave të mesme dhe opinionit në përgjithësi në Maqedoni. A nuk ka pak turp që për shkak të gabimeve të ministrisë, nxënësit do të dëmtohen dhe degradohen- thotë Aleksandar Milevski nga “Plenumi i shkollave të mesme”.

eksterno prasanje
Nga “Plenumi i shkollave të mesme” thonë se në testimin ekstern ka pyetje në gjuhën shqipe që janë përgjigjur në gjuhën maqedonase.

Nga plenumi thonë se edhe pse që kur është filluar testimi deri tek ta janë dërguar numër i madh i ankesave, ata presin se pasi të publikohen rezultatet të marrin numër më të madh të ankesave.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.