Delegacioni i BE-së në Shkup ka dërguar ftesa deri te partitë politike për takim liderësh për të premten në Vjenë, konfirmojnë për “Meta” nga delegacioni.
Euro- deputetët Riçard Houit, Eduard Kukan dhe Ivo Uajgl i kanë bërë thirrje katër liderëve, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, të premten të takohen në Vjenë. Në takim, sipas paralajmërimeve është ftuar edhe euro- ambasadori për zgjerim Johanes Han si dhe ambasadorët Xhes Bejli dhe Aivo Orav.
Më herët, KE njoftoi se nuk mund të konfirmoj se kur saktë mund të ndodh takimi.
“Ku dhe kur nuk saktësohet ende. Komisari Han është i gatshëm të takohet me liderët. Ata duhet të tregojnë gatishmëri që të kthejnë rrugën euro- atlantike” shtoi Kocijançiq.
Ajo shtoi se euro- komisari është në kontakt të vazhdueshëm me liderët politik, euro- deputetët, Delegacionin e BE-së në Shkup dhe SHBA-në për të gjetur zgjidhje për krizën politike.