fbpx

Barbara dhe Xhon Kokran do të flasin për ndikimin e mediave sociale ndaj zgjedhjeve në SHBA

-

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Shkup, nesër prej orës 14:30 në GEM- Klubin në Shkup, organizon diskutim publik me gazetarë të shquar amerikan në temë “A mund të ndikojnë mediat sociale ndaj zgjedhjeve në SHBA?”

Ngjarja do të filloj me prezantim të shkurtë të gazetarëve Barbara dhe Xhon Kokran, pas çka do të vijoj diskutim me pjesëmarrësit, përdorues aktiv të rrjetave sociale nga Maqedonia.

Barbara Kokran është profesoreshë e Fakultetit të gazetarisë në Misuri. Ata tërë karrierën e saj e ka kaluar në Uashington ndërsa ka qenë drejtore e “RTDNA” (Radio Television Digital News Association). Ka qenë edhe redaktore ekzekutive në “Washington Star” si dhe nënkryetare e radios nacionale publike NPR (National Public Radio).

Xhon Kokran është gazetar i pensionuar televiziv, që i njeh të gjithë presidentët e SHBA-së nga Duajt Ajzenhauer e deri më sot. Punën e tij e ka filluar në vitin 1994 në ABC News si raportues kryesor nga Capital Hall. Para se të punoj në ABC ka punuar për NBC, duke mbuluar punën e administratave të Reganit, Xhorxh Bushit, Niksonit, Fordit dhe Karterit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.