Sot deputetët me 110 vota PËR votuan shpërndarjen e Kuvendit për zgjedhjet e parakohshme zgjedhore për 11 dhjetor dhe tanimë rrjedhin afatet për organizimin e zgjedhjeve, që kalon në kompetenca e KSHZ-së.

Nga KSHZ thonë se ata janë të gatshëm t’i zbatojnë zgjedhjet.

“Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, afatet sipas Kodit Zgjedhor shkurtohen për 5 ditë, përveç për fushatën zgjedhore, që domosdoshmërish duhet të zgjat 20 ditë. Tek ne nuk ka “nëse duam ose jo”, ne patjetër duhet ta kryejmë punën që na ngel” thotë zëdhënësi i KSHZ, Admir Shabani-së.

Prej sot e deri në miratimin e vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, partitë politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor duhet të firmosin kod për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Këto janë afatet e shkurta deri në zgjedhjet e parakohshme:

  • 18 tetor (nesër) – MPB në medium magnetik (hard disk) i dorëzon të dhënat e kërkuara për qytetarët deri në KSHZ;
  • Deriо 20 tetor KSHZ duhet të dorëzoj kërkesë deri tek Ministria e shoqërisë informatike për dorëzimin e të dhënave për punonjësit e administratës shtetërore dhe komunale;
  • 27 tetor – KSHZ patjetër duhet ta vendos në shqyrtim publik listën e zgjedhësve. Shqyrtimi publik zgjat 15 ditë deri 11 nëntor;
  • 11 nëntor – KSHZ duhet t’i publikoj përshkrimet e njësive zgjedhore;
  • 18 nëntor – KSHZ patjetër t’i publikoj në shtypin ditor listat me kandidatë për deputetë;
  • 21 nëntor – Fillon fushata zgjedhore ndërsa mbaron më 9 dhjetor më orën 24:00;
  • 22 nëntor – KSHZ do t’ua dorëzoj listën e zgjedhësve partive politike, ndërsa ata në afat prej 5 ditëve, deri 27 nëntor, do të duhet të dorëzojnë kërkesë për shënim, plotësim apo fshirje të të dhënave;
  • 27 nëntor – KSHZ firmos listën e zgjedhësve;
  • 11 dhjetor – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare.