fbpx

-

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun i kërkoi kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif t’i japë fund ekzekutimeve kapitale në vendin e tij dhe të rivendosë moratoriumin për dënimin me vdekje.

Sipas një komunikate të OKB-së, Ban ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sharif për t’i shprehur ngushëllimet pas masakrës nga një komando talebane ndaj 149 personave, 133 prej të cilëve fëmijë Peshauar (veriperëndim).

“Duke pasur parasysh rrethanat e vështira që mbizotërojnë, nënvizon komunikata, sekretari i përgjithshëm i kërkoi me këmbëngulje qeverisë pakistaneze të ndërpresë ekzekutimet e të burgosurve dhe të rivendosë moratoriumin për dënimin me vdekje.

Sharif i bëri të ditur Ban-ki-Moonit se të gjitha normat ligjore do të respektohen në këtë proces.

Pakistani hoqi moratoriumin për dënimin me vdekje, në fuqi që prej vitit 2008 dhe ka ekzekutuar gjashtë të dënuar me vdekje, në përgjigje të sulmit në shkollën e Peshauarit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.