fbpx

Filloi shkëmbimi i të burgosurveme rebelët rus

-

Rebelët pro-rusë të Ukrainë kanë shkëmbyer me qeverinë vendase dhjetra të burgosur.
150 ushtarë ukrainas për 225 separatistë të mbajtur deri më sot prej forcave qeveritare. Ndërkohë Ukraina ka pezulluar çdo lidhje transporti me rajonin e ndarë të Krimesë, i aneksuar nga Rusia në mars të këtij viti. Presionet po shtohen për banorët e Krimesë së ndarë. Dy kompanitë më të mëdha të kartave të debitit dhe kreditet kanë njoftuar se do të pezullojnë të gjitha kartat bankare aktive në Krime, vendim ky i aprovuar menjëherë pas sanksioneve të fundit të vendosuara nga SHBA-të, për separatistët rusë. Edhe pse në periudhë armëpushimi, autoritetet vendase kanë raportuar për mbi 1300 persona të vdekur në 2 muajt e fundit. Edhe raundi i fundit i bisedimeve gjatë javës që po lëmë pas në Misnk të Bjellorusisë u përmbyll pa rezultate konkrete. Palët nuk kanë arritur të arrijnë një marrëveshje me konsensus që do t’i jepte fund njëherë e mirë, konfliktit të dhunshëm neë zonat Jug-Lindore të Ukrainës, ku deri më sot janë regjistruar mbi 4700 viktima.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.