Kroatët nesër do të dalin në zgjedhjet presidenciale të rrethit të parë, kurse sipas hulumtimeve që ka bërë agjencia e pavarur “Nabluduvç”, në garën presidenciale në anëtaren më të re të BE-së, edhe pos parashikimeve të deritanishme pozitive, presidenti aktual Ivo Josipoviqi, nuk do të ketë sukses.
Sipas analizave të “Nabluduvaç” 5 vitet e ardhshme vendin e tij do ta merr kundërkandidatja, përfaqësueseje e Bashkësisë Demokrate Kroate (HDZ), Kolinda Graber Kitaroviq.
Rezultatet e anketës tregojnë se Josipoviq aktualisht e përkrahin 37,1 për qind e qytetarëve, ndërkaq Graber Kitraoviqin në rrethin e parë do ta votonin 38,7 për qind. Parashikimet e këtilla i shpalosi edhe politologu nga Zagrebi Davor Genro, i cili tha se Josipoviç nëse dëshiron të merr mandatin e dytë me radhë patjetër të fitojë në rrethin e parë.