fbpx

Avioni i Gruevskit ka bërë aterim të detyrueshëm në Cyrih

-

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është kthyer nga Strasburgu, ka bërë zbritje të detyrueshme në Cyrih, njofton Telma.

“Sipas informacioneve fillestare mund të vërtetoj se gjatë kthimit nga Strazburgu ka ndodhur defekt në fluturimin e avionit qeveritar në të cilën ka qenë edhe kryeministri Gruevski me bashkëpuntorët e tij me çka avioni është detyruar që të ateroj në Cyrih”. Sipas informatave që i posedoj, të pranishmit në avion thonë se është dëgjuar një zë i lartë, pas çka ka ardhur deri në prishjen e shtypjes së brendshme ndërsa piloti menjëherë ka tentuar ta ul lartësinë, dhe sipas protokollit në situata të këtilla menjëherë ta zbres avionin në aeroportin më të afërt-   ka deklaruar për Telma zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev.

Ai shtoi se të gjithë udhëtarët janë në gjendje të mirë dhe se shërbimet kompetente duhet t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për konfirmimin e fakteve.

“Kryeministri Gruevski dhe të gjithë udhëtarët në avion janë në gjendje të mirë ndërsa avioni është për riparim në Nurnberg” ka thënë zëdhënësi i qeverisë.

“Lirxhet60” i Qeverisë është blerë në vitin 2005 për 10,8 milion dollarë. Bëhet fjalë për një prej avionëve më të shituar të klasës së mesme për punë dhe konsiderohet si i sigurt, komfort dhe i shpejtë.

Avioni ka shtatë ulëse. Ka shpejtësi prej 782 km në orë ndërsa maksimum mund të arrijë deri 859 km në orë.

Pa ateruar mund të kaloj 4600 km gjegjësisht mund ta kaloj thuajse tërë territorin e Evropës.

Është avion i qetë që mund të ateroj edhe në aeroporte ku ka restrikcione për zhurmë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.