fbpx

Çfarë do të thotë heshtja e këtillë në jetën politike në Maqedoni?

-

Bomba, protesta, arrestime, aksioni policor në Kumanovë, dorëheqje, mitingje, vendosje të kampeve, takime liderësh, negociata në Bruksel…javët e kaluar ishin plotë ngjarje politike.

Çdo gjë ndodhi me shpejtësi të madhe dhe përnjëherë u ndërpre dhe u hesht.

LSDM-ja opozitare vendosi që të bëj pauzë me “bombat”.

Lëvizja civile “Protestoj” tanimë disa ditë nuk po organizon protesta, por takime tek Guaca në Parkun e qytetit.

Negociatat në Bruksel mes VMRO DPMNE dhe LSDM tanimë një kohë janë të ngrira.

Dy institucionet kyçe për siguri shtetërore, DSK dhe BSP tanimë dhjetë ditë janë pa drejtor.

Kryeministri Gruevski në mitingun në sheshin “Pela” tha se atmosfera psikologjike tanimë ka filluar t’i shkaktoj probleme Maqedonisë në veçanti në pjesën e investimeve të huaja.

Odat ekonomike dje paralajmëruan se nëse kriza vazhdon, atëherë shtetit i kërcënohet bankrotim.

Për të martën, 26 maj është caktuar takim i ri liderësh në Klubin e deputetëve.

Për takime të reja në Strasburg ose Bruksel, nuk ka paralajmërime.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.